LAJMI I FUNDIT:

“Plotësova një ëndërr” – Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

“Plotësova një ëndërr” – Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Futbollisti gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, u kualifikua në fazën e 1/16-tës të Kampionatit Evropian në Gjermani me kombëtaren e tij.

Kvaratskhelia shënoi golin kryesor për gjeorgjianët në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Portugalisë dhe praktikisht e çoi ekipin e tij në fazën eliminatore.


Në fund të ndeshjes, teksa bashkëlojtarët po festonin suksesin e madh, ai vendosi të përshëndesë Cristiano Ronaldon, me të cilin ka shkëmbyer fanellat.

Gjeorgjiani mori trofeun si ‘Lojtari më i mirë të ndeshjes” ndaj Portugalisë, si dhe fanellën e portugezit të famshëm, duke e postuar pastaj në Instagram me një përshkrim.

“Një ëndërr”, ka shkruar Kvicha.

Vetë gjeorgjiani tregoi pas ndeshjes se kishte folur me legjendarin Ronaldo, për të cilin ka shumë respekt.

“Unë mora fanellën e Ronaldos dhe shkuam në fazën tjetër. Kjo është dita më e mirë në jetën e tifozëve gjeorgjianë, ne bëmë histori. Bëmë diçka që askush nuk mund ta kishte ëndërruar ta bënte. Askush nuk besonte se do ta mposhtnim Portugalinë, por ne treguam se jemi ekip cilësor dhe se nëse ka 1 për qind shanse, duhet të llogarisin tek ne”.

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën
Lexo po ashtu Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

“Para ndeshjes fola me Ronaldon dhe ai më uroi fat. Nuk mund ta imagjinoja kurrë që ai do të vinte tek unë dhe do të fliste me mua. Ai është një top lojtar dhe një top njeri. Unë kam shumë respekt për të. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Kvaratskhelia. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori