LAJMI I FUNDIT:

Turqia: Kontratat për furnizimin me aeroplanë F-16 nga SHBA-ja janë nënshkruar

Turqia: Kontratat për furnizimin me aeroplanë F-16 nga SHBA-ja janë nënshkruar

Burimet e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare njoftuan se janë nënshkruar kontratat për furnizimin me aeroplanë F-16 nga SHBA-ja dhe se mes delegacioneve vazhdojnë punimet mbi detajet, shkruan Anadolu Agency.

Sipas mediumit në fjalë, burimet e ministrisë, iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve pas një takimi informues javor për shtypin.


Lidhur me situatën e fundit për furnizimin me aeroplanë F-16 nga SHBA-ja, burimet njoftuan: “Kontratat janë nënshkruar, punimet mbi detajet po vazhdojnë përmes bisedimeve mes delegacioneve reciproke. Detajet që do të shfaqen pas vendimeve që do të merren mbi detajet, do të ndahen me opinionin publik”.

Po ashtu, burimet e ministrisë iu përgjigjën edhe pyetjes lidhur me “zgjedhjet lokale që organizata PKK/PYD/YPG/SDG kishte planifikuar të mbante në veri të Sirisë dhe për të cilat njoftoi se i ka shtyrë”.

“Më parë, presidenti ynë (Recep Tayyip Erdoğan) dhe ministri ynë i Mbrojtjes Kombëtare (Yaşar Güler) kishin bërë paralajmërimet e nevojshme që këto zgjedhje të mos mbaheshin. Ne kishim paralajmëruar se këto të ashtuquajtura zgjedhje duhet të anulohen, jo të shtyhen. Këto të ashtuquajtura zgjedhje të cilat dëshirohen të mbahen nga organizata terroriste, janë në kundërshtim me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe integritetin territorial të Sirisë. Ne përsërisim paralajmërimin tonë që këto të anulohen plotësisht dhe jo të shtyhen”, citohet të kenë thënë burimet e ministrisë. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

Botë
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
Kalo në kategori