Një gjë është e sigurt pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të së dielës: Jo të gjithë do të festojnë.
Ndërsa e djathta shënoi rritje, Të Gjelbrit dhe Liberalët patën një “natë të rëndë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Presidenti francez Emmanuel Macron mori një goditje të tillë, ai shpërndau menjëherë parlamentin kombëtar dhe shpalli zgjedhje të reja.
Por kush ishin fituesit dhe humbësit?
Fituesit
Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian doli nga votimi i së dielës me një koalicion të mundshëm të socialistëve, liberalëve dhe Partisë së saj të qendrës së djathtë Popullore Evropiane (EPP).
Së bashku, këto tri grupe – të cilat e mbështetën atë gjatë mandatit të saj aktual – pritet të kenë rreth 407 vota.
Ndonëse asaj i nevojiten vetëm 361 vota në Parlament për të siguruar një mandat të dytë, mundësia e “dezertimit” do të thotë se fitorja e saj nuk është ende e përfunduar.
Ajo gjithashtu do të ketë nevojë për mbështetjen e liderëve kombëtarë të Bashkimit Evropian në Këshillin Evropian.
Megjithatë, EPP është e pozicionuar mirë për ta shtyrë atë.
Manfred Weber, lideri i EPP, i bëri thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe francezit Emmanuel Macron që të mbështesin von der Leyen për pesë vjet të tjera.
EPP fitoi në Gjermani, Spanjë, Poloni, Bullgari, Slloveni, Lituani, Luksemburg, Qipro, Letoni, Estoni, Finlandë, Kroaci dhe Greqi. Ata gjithashtu morën gjashtë vende në Holandë, duke tejkaluar pritjet.
Giorgia Meloni
Liderja italiane e krahut të djathtë fitoi zgjedhjet në Itali, duke dalë shumë përpara rivalëve të saj.
Kjo e bën atë, së bashku me Donald Tusk të Polonisë, një nga liderët e paktë të një vendi të madh të BE-së që ka arritur një fitore të tillë.
Ajo duket se ka përmirësuar pjesën e saj të votave në krahasim me zgjedhjet e vitit 2022.
E djathta ekstreme
Fitorja e Marine Le Pen e ekstremit të djathtë ishte “ngjarja e madhe e natës” pasi performanca e saj e fortë e shtyu Macronin të shpërndante parlamentin dhe të thërriste zgjedhje të reja.
Partitë e ekstremit të djathtë dolën gjithashtu të parat në Austri, të barabarta për vendin e parë në Holandë dhe të dytat në Gjermani dhe Rumani.
Socialistët
Epo, ia dolën disi.
Ndërsa ata nuk “mahnitën”, partitë e qendrës së majtë të Evropës mbajtën linjën, duke u renditur në vendin e dytë në vendet e mëdha si Spanja dhe Italia dhe në të tretin në Francë, ku Raphaël Glucksmann duket se ka ringjallur qendrën e majtë.
Megjithatë, nuk duhet përfshirë Gjermaninë, ku socialistët e Scholz-it ranë në vendin e tretë, pas partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë.
Péter Magyar
Një aleat i kthyer në rival i kryeministrit hungarez Viktor Orbán, Magyar është shfaqur si fytyra e padiskutueshme e opozitës së Hungarisë, duke fituar rreth 30 për qind të votave “pasi vendosi të bëhej pjesë e garës” në fillim të këtij viti.
Roberta Metsola
Presidentja malteze e Parlamentit Evropian i dha partisë së saj një vend shtesë. Mediat malteze raportuan se ajo u bë kandidatja më e votuar për eurodeputete e vendit që kur vendi u bashkua me BE-në.
Humbësit
Emmanuel Macron
Presidentit francez iu dha një goditje pasi partia e tij doli e dyta, mezi përpara socialistëve.
Olaf Scholz
Socialdemokratët e kancelarit gjerman u mundën nga kristiandemokratët e qendrës së djathtë dhe Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë.
Me vetëm 14 për qind të votave, SPD mori rezultatin e saj më të keq në zgjedhjet kombëtare në më shumë se një shekull.
Scholz po përballet me thirrje nga qendra e djathtë për të bërë atë që bëri Macron dhe për të thirrur zgjedhje të parakohshme.
Të Gjelbrit
Në përgjithësi ata humbën rreth 20 vende në një natë të zymtë për aktivistët e klimës.
Duke shfaqur një fytyrë të guximshme, një nga kandidatët kryesorë të partisë, eurodeputeti holandez Bas Eickhout, tha se të Gjelbërit do të përpiqen të luajnë një rol “konstruktiv” në bisedimet e koalicionit – domethënë, nëse von der Leyen është i interesuar të bisedojë me ta.
Viktor Orbán
Udhëheqësi nacionalist hungarez bëri më keq sesa pritej, pasi u përball me një sfidë të ashpër nga Magyar.
Ndërsa partia e tij Fidesz mori 43.8 për qind të votave, ishte rezultati i saj më i keq ndonjëherë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Matteo Salvini
Partia e zëvendëskryeministrit italian, e cila mori 34 për qind të votave në 2019 dhe aktualisht kryeson grupin e ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracia, mori më pak se 9 për qind këtë herë, duke e vënë atë në të njëjtin nivel me Forza Italia (e cila kandidoi me emri i të ndjerit Silvio Berlusconi në fletëvotim). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker