LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Pep Guardiola duket se po synon që ta thyejë rregullin e tij të vjetër të transferimeve nëse Manchester City arrin që ta përmbyll me sukses blerjen e një top ylli.

Sezoni 2023/2024 ishte mjaft i suksesshëm për Cityn, të cilët arritën që ta mbrojnë titullin kampion në Ligën Premier për të katërtin vit radhazi.


Por, Guardiola e di se në nivelin e elitës së futbollit, për të qëndruar në krye duhet ta rifreskosh kohë pas kohe ekipin.

Trajneri katalan do të shpresojë se drejtori sportiv i Cityt, Txiki Begiristan, do të sjellë disa lojtarë të ri në verë teksa do të synojnë që ta fitojnë për herë të pestë kampionatin anglez.

City është lidhur me një transferim të mesfushorit të Bayern Munichut, Joshua Kimmich, por nënshkrimi me të do të thotë se Guardiola duhet ta thyejë një rregull të vjetër të transferimeve.

Duke marrë parasysh se kontrata e Kimmich skadon verën e ardhshme, City dhe Barcelona janë duke monitoruar situatën e tij në rast se Bayerni vendos ta shesë atë këtë verë.

Sidoqoftë, nëse Guardiola e do Kimmichin atëherë ai duhet ta thyejë rregullin e vjetër të tij sipas të cilit tekniku katalanas nuk nënshkruante me lojtarë nga ish-klubet e tij.

53-vjeçari e transferoi Kimmichin tek Bayerni në vitin 2015 dhe është një fans i madh i reprezentuesit gjerman, në veçanti i aspektit të tij taktik të lojës dhe faktit që mund të mbulojë disa pozicione në fushë.

Në një intervistë për AS, ish-asistenti i Guardiolës, Perarnau, kishte shpjeguar se si Guardiola heziton që të nënshkruaje me lojtarë të klubeve që ka drejtuar më herët.

“Ishte Messi i cili e ofroi veten tek Manchester City në vitin 2020. I pari që trokiti në derë ishte Leo. Por Pep Guardiola hezitoi. Ai është shumë i qartë për të mos prekur Barçën dhe Bayernin”, kishte thënë ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori