LAJMI I FUNDIT:

Arda Guler dhe Salih Ozcan shpresojnë të krijojnë histori për Turqinë në Ligën e Kampionëve

Arda Guler dhe Salih Ozcan shpresojnë të krijojnë histori për Turqinë në Ligën e Kampionëve

Rreth 619 lojtarë janë paraqitur në fitoret e finaleve të Kupës Evropiane ose të Ligës së Kampionëve UEFA. Ky total përfshin edhe 13 që u paraqitën për Manchester Cityn në finalen e vitit 2023, me Rodrin që u bë spanjolli i 78-të që fiton trofeun.

Çuditërisht, asnjë lojtar turk nuk ka dalë ende në podium pasi ka maksimumi i tyre ka qenë të luajnë dhe të humbin në finale.


Por, kjo mund të ndryshojë këtë vit me Salih Ozcan të Borussia Dortmundit dhe Arda Guler të Real Madridit që shpresojnë të krijojnë histori për kombin e tyre.

Turqia (e nënta në renditjen aktuale të UEFA-s) është shteti me renditjen më të lartë që nuk ka pasur kurrë një fitues të Ligës së Kampionëve ose Kupës Evropiane. Katër finalistët e tyre deri më sot përfunduan me medalje nënkampione: Yildiray Basturk (Bayer Leverkusen, 2002), Hamit Altintop (Bayern Munich, 2010), Nuri Sahin (Borussia Dortmund, 2013) dhe Hakan Calhanoglu (Inter, 2023).

Greqia ka pasur më së shumti finalistë pa nxjerrë fitues – 12. Ky total përfshin 11 lojtarët e Panathinaikos nga humbja e tyre në finale të vitit 1971, plus Akis Zikos, që luajti edhe me Monacon më 2004.

Kombi evropian me renditjen më të ulët që mburret me një finalist dhe kampion të Ligës së Kampionëve ose Kupës Evropiane është San Marino; Massimo Bonini – një fitues i vitit 1985 me Juventusin.

Sa lojtarë sipas kombeve kanë fituar finalen e Kupës Evropiane/Ligës së Kampionëve?

Spanja – 78 lojtarë

Italia – 72 lojtarë

Anglia – 69 lojtarë

Gjermania – 65 lojtarë

Holanda – 52 lojtarë

Brazili – 43 lojtarë

Portugalia – 42 lojtarë

Franca – 34 lojtarë

Skocia – 26 lojtarë

Argjentina – 12 lojtarë

Rumania – 12 lojtarë

Kroacia – 10 lojtarë

Pas tyre vijnë vende që kanë më pak se 10 lojtarë që kanë fituar Ligën e Kampionëve, ku mesin tyre gjenden Danimarka, Belgjika, Serbia, Çekia, Norvegjia, Polonia, Uellsi, Zvicra, Gana, Bregu i Fildishtë, Maqedonia e Veriut, Nigeria, Uruguai, Australia, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Finlanda, Mali, Mali i Zi, Irlanda e Veriut dhe Senegali.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Përfaqësueset
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kalo në kategori