LAJMI I FUNDIT:

Ermal Krasniqi drejt Sparta Pragës, marrëveshja drejt detajeve finale

Ermal Krasniqi drejt Sparta Pragës, marrëveshja drejt detajeve finale

Ermal Krasniqi është vetëm një hap larg transferimit te Sparta Praga.

Reprezentuesi i Kosovës që është aktualisht pjesë e Rapid Bukureshtit, do të ndryshojë ambient këtë verë.


Telegrafi mëson se kampioni aktual i Çekisë po ofron dy milionë euro për kartonin e Krasniqit.

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit
Lexo po ashtu “Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Në anën tjetër, klubi rumun nuk dëshiron të heq dorë aq lehtë nga Krasniqi, ndërsa kërkon një shifër më të lartë.

Por, dy klubet janë në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje për Ermalin dhe në ditët në vijim pritet edhe të arrihet akordi.

Anësori 25-vjeçar ka kontratë me klubin rumun deri në vitin 2025, derisa vlera e tij aktuale sipas Transfermarkt shkon deri në 1.5 milion euro.

Sparta Praga dëshiron që sa më shpejtë ta finalizojë transferimin e Krasniqit, pasi e sheh atë si një përforcim të madh – shkaku që mund të luajë në të dy krahët e sulmit dhe si 10-sh.

Sezonin 2023/24, Ermali te Rapid Bukureshti e mbylli me gjashtë gola dhe pesë asistime – statistika këto të shkëlqyera, duke ditur se ai kompletoi transferimin në janar të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori