LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari që i mbijetoi luftës së Bosnjës: Rezoluta për Srebrenicën, një ditë e veçantë për të gjitha viktimat

Shqiptari që i mbijetoi luftës së Bosnjës: Rezoluta për Srebrenicën, një ditë e veçantë për të gjitha viktimat

I mbijetuari në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sami Vokrri, ka thënë se kjo luftë ishte e tmerrshme, e padrejtë dhe e pabarabartë sepse sipas tij, bëhej luftë ndaj armatës jugosllave që ishte ndër më të fortat në Evropë, e që e njëjta kishte përdorur gjithë arsenalin e saj ushtarak.

“Mendoj që fillimi i luftës ishte shumë i vështirë sepse populli boshnjak ishte i papërgatitur, por me kalimin e kohës edhe boshnjakët ngadalë-ngadalë filluan të armatosen dhe të bëhen ushtri e rregullt, e cila kishte mundësi t’iu kundërvihet një armiku të atillë”, ka thënë Vokrri në RTV Dukagjini.


Ndërsa për miratimin e rezolutës për Srebrenicën, Vokrri është shprehur se kjo është një ditë shumë e veçantë për popullin boshnjak.

“Është një ditë shumë e madhe për të gjitha viktimat që kanë pësuar në mënyrë të drejtpërdrejt dhe indirekte nga armata serbe dhe të gjitha formacionet të rregullta apo paraushtarake serbe. Kjo është një ditë e veçantë për ta sepse më në fund edhe pse një drejtësi shumë e vonuar, mirëpo siç thotë populli ynë më mirë vonë se kurrë”, ka thënë tutje i mbijetuari në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Vokrri ka theksuar se kjo është një gjë e mirë për të gjitha viktimat e luftës në Bosnje, Kosovë dhe Kroaci, derisa ka potencuar se armata serbe është munduar të bëj shfarosjen e të gjithë popujve jo serb.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar sot rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin serb në Srebrenicë
Lexo po ashtu Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin serb në Srebrenicë

Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Vendet që votuan për janë: Shqipëria, Andora, Australia, Austria, Bangladeshi, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Fixhi, Estonia, El Salvadori, Egjipti, Ekuadori, ÇEKIA, Kroacia, Kosta Rika, Kolombia, Kili, Kadi, Kanadaja, Finlanda, Franca, Gamibia, Gjermania, Guinea Bissau, Indonezia, Irani, Iraku, Italia, Japonia, Jordania, Mali i Zi, Malta, Libia, Lituania, Latvia, Kuvaji, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Palau, Polonia, Katari, Portugalia, Reoublika e Koresë, San Marino, Turqia, Tunizia, Zvicra, Suedia, Spanja, Afrika e Jugut, Sllovenia, Sierra Leone, Singapori, Arabia Saudie, Senegali, Yemeni, Uruguai etj.

Vendet që votuan kundër janë si vijon: Kina, Serbia, Eritrea, Mali, Nikaragua, Rusia, Grenada, Hungaria, Komoros etj.

Ndërsa vendet që abstenuan janë: Algjeria, Angola, Argjentina, Armenia, Bahamas, Barbados, Benin, Bhutan, Brazil, Burundi, Kampoxhia, Kameroni, Kongo, Kenia, Kiribati, Kazakistani, Hondurasi, Haiti, Guinea, Greqia, Gana, Gaboni, Madaskari, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Panama, Peru, Paragaj, Oman, Nigeria, Nepali, Vietnami etj.

Vlen të theksohet se Hungaria është i vetmi vend në Bashkimin Evropian që ka votuar kundër rezolutës.

Në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Deputeti i

Deputeti i "Junts" në Parlamentin spanjoll: Kosova është shtet i pavarur, Qeveria e Spanjës duhet ta njohë

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë

Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë

Kronika e Zezë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kalo në kategori