LAJMI I FUNDIT:

Guardiola flet për fitoren ndaj Tottenhamit dhe paraqitjen e portierit Ortega

Guardiola flet për fitoren ndaj Tottenhamit dhe paraqitjen e portierit Ortega

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ishte i kënaqur me lojën e ekipit të tij në fitoren ndaj Tottenahm Hotspur dhe në veçanti me paraqitjen e portierit të inkuadruar në fund, Stefan Ortega.

Ortega hyri në lojë në vend të Ederson të dëmtuar dhe ishte i shkëlqyer pasi City fitoi 2-0 falë një pritje të tij vendimtare dhe dy golave të shënuar nga Erling Haaland.


Pas ndeshjes, Guardiola ka treguar se ndihet i lumtur me paraqitjen e ekipit dhe fitoren e cila mund të jetë e titullit në Ligën Premier.

Arsenali i pafat, Manchester City nuk gabon ndaj Tottenhamit dhe rimerr kreun e tabelës
Lexo po ashtu Arsenali i pafat, Manchester City nuk gabon ndaj Tottenhamit dhe rimerr kreun e tabelës

“Ishte mirë. Këto lloj ndeshjesh janë me emocione dhe nuk mund të bësh gjithmonë më të mirën. Kjo varet nga intensiteti dhe cilësia që sjell kundërshtari në lojë, ata po luanin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm, fizik, intensiv, i menaxhuar mirë, i mirë me dhe pa top. E dinim se do të ishte e vështirë, por në momentet e këqija ne ishim aty dhe portierët tanë e bënë punën. Në fund, në momentin e duhur ne i ndëshkuam”.

Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
Lexo po ashtu Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani

Për pritjen e Ortegas nga Heung-min Son, Guardiola kishte vetëm lëvdata.

“Ai e ka bërë këtë që kur mbërriti. Ne pamë nivelin e portierit që është. Ai bën pritje të jashtëzakonshme dhe e bën kaq shumë herë.

“Në rastet një kundër një, Stefan Ortega është një nga portierët më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Ai na ka shpëtuar, përndryshe Arsenali do të ishte kampion i Ligës Premier”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Serie A
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori