LAJMI I FUNDIT:

Dy lojtarë ‘refuzuan’ të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë ‘refuzuan’ të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë thuhet se nuk donin të ekzekutonin penalltinë gjatë përplasjes dramatike në çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Me rezultatin e përgjithshëm 4-4 pas 210 minutash lojë, ndeshja do të vendosej me penallti në Etihad Stadium.

Reali do të fitonte 4-3 pas goditjeve nga pika e bardhë, pas humbjeve të kushtueshme nga Bernardo Silva dhe Mateo Kovacic.


Los Blancos kishin humbur së pari kur Ederson priti goditjen e 38-vjeçarit Luka Modric, por Reali ktheu në gol çdo përpjekje tjetër pas kësaj.

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi
Lexo po ashtu “Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Zgjedhjet e penalltive në të dyja anët ishin paksa befasuese, veçanërisht me portierin e Cityt, Ederson, që gjuajti dhe shënoi me qetësi nga 11 metra.

Por, doli se për Real Madridin, dy lojtarë refuzuan mundësinë për të ekzekutuar një penallti.

Sipas gazetës Marca, Federico Valverde dhe Eder Militao nuk dëshironin të merrnin detyrat e goditjes së penalltisë.

Reprezentuesi i Uruguait, Valverde, shënuesi i një goli të shkëlqyer në ndeshjen e parë, do të kishte qenë një nga kandidatët kryesorë për të ekzekutuar një penallti.

Megjithatë, ai po luftonte me lodhjen dhe nuk ishte në mesin e pesë lojtarëve.

Përveç kësaj, Eder Militao gjithashtu nuk donte një penallti edhe pse hyri vetëm si zëvendësues në minutën e 110-të.

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç
Lexo po ashtu Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Thuhet se ish-lojtari i Portos nuk ishte i sigurt përballë bashkëlojtarit të tij e kombëtarja e Brazilit, Ederson, të cilin e njeh shumë mirë.

Në vend të kësaj, Modric dhe Lucas Vazquez u përzgjodhën të dy – me këtë të fundit që shënoi me gjakftohtësi penalltinë e tij.

Ndryshe, 14 herë kampioni i Evropës tani do të takohet me Bayern Munich në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori