LAJMI I FUNDIT:

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pranuar humbjen nga Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi duhej të mbrohej thellë për periudha të gjata kohore në Etihad pasi ndeshja e dytë përfundoi në barazim 1-1, duke e çuar lojën në penallti, ku ishin më të saktë duke mposhtur Cityn me rezultat 4-3.

Guardiola ishte në maksimumin e zotërisë së tij pasi e pranoi humbjen pa u ankuar për stilin e lojës së Los Blancos.


“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt
Lexo po ashtu “Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Së pari, urime për Real Madridin. Ata mbrojnë shumë mirë me një solidaritet të jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Ne krijuam shanset për ta bërë këtë, por futbolli ka të bëjë me shënimin e golave. Faleminderit lojtarëve të mi. Është një ‘biznes’ rezultatesh, ata janë në gjysmëfinale dhe ne nuk jemi…”.

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

“Ne bëmë gjithçka për ta bërë pothuajse dhe të humbasim kështu dhemb, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur…”.

“Johan Cruyff tha se fati nuk ekziston, jam dakord. Humbja e tillë dhemb. Ndihemi keq, por kemi bërë gjithçka mundemi. Çfarë mund t’u them këtyre lojtarëve. Ne kemi treguar se mund të luajmë kundër një ekipi të madh. Çfarë mund të kishim bërë më shumë?”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori