LAJMI I FUNDIT:

Xavi pas fitores ndaj Cadiz: Të martën kemi një luftë, duam të bëjmë diçka të madhe

Xavi pas fitores ndaj Cadiz: Të martën kemi një luftë, duam të bëjmë diçka të madhe

Barcelona ka marrë një fitore minimale në udhëtim te Cadiz me rezultat 0-1, fitore që i mbanë ende gjallë shpresat për titull në La Liga.

Në këtë takim nëntë futbollistë titullarë munguan për Barcelonën, derisa golin e vetëm e shënoi Joao Felix.


Megjithatë vëmendja e katalunasve është për të martën, ku trajneri i tyre Xavi Hernanez ka thënë se i pret një luftë dhe duan të bëjnë diçka të madhe.

Barcelona merr tri pikë të mëdha si mysafir i Cadiz
Lexo po ashtu Barcelona merr tri pikë të mëdha si mysafir i Cadiz

“Të martën, ne kemi një luftë për të luftuar, ndeshja vjen në formën tonë më të mirë këtë sezon. Ne duam të bëjmë diçka të madhe”, tha Xavi menjëherë pas fitores kundër Cadiz .

“Isha i bindur. Unë e njoh grupin, futbollistët. Jemi një familje dhe e dija që do të bënim një hap përpara. Jemi përmirësuar në nivel grupi. Mendoj dhe është evidente se jemi në momentin më të mirë të sezonit dhe kemi konkurruar mirë”.

Xavi tregon si ndryshoi Barcelona pas vendimit të tij, ka disa fjalë edhe për El Clasicon
Lexo po ashtu Xavi tregon si ndryshoi Barcelona pas vendimit të tij, ka disa fjalë edhe për El Clasicon

“Ky është futbolli dhe ne mund të humbasim në çdo kohë. Por duhet të përpiqeni të përfitoni nga rasti dhe tani vjen pjesa argëtuese, pjesa më e mirë, më e bukura e sezonit”, tha Xavi.

Xavi i referohet ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Barçës kundër PSG ku Barça fitoi ndeshjen e parë 3-2 dhe katalunasit synojnë mos të mposhtën në vend të tyre për të kaluar në gjysmëfinale. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori