LAJMI I FUNDIT:

Dardanet zhvillojnë stërvitjen e fundit para përballjes me Uellsin

Dardanet zhvillojnë stërvitjen e fundit para përballjes me Uellsin

Kombëtarja e Kosovës (vajzat/gratë) ka mbajtur seancën e radhës dhe të fundit para përballjes me Uellsin. Kjo ndeshje zhvillohet të martën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 14:00, në kuadër të Grupit 4 të Ligës B për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Përzgjedhësja Anneli Andersen në këtë stërvitje është përqendruar kryesisht në punën taktike, në eliminimin e dobësive të shfaqura në humbjen kundër Ukrainës në ndeshjen e parë si dhe në rreshtimin sa më të mirë të ekipit për duelin e vështirë me uellsianet.


Përzgjedhësja Andersen e pranoi se niveli i Ligës B është shumë më i lartë se sa ai në Ligën C dhe është e vështirë të fitohen ndeshjet, por u shpreh e kënaqur me progresin e futbollisteve dhe me përkushtimin e tyre.

Edhe futbollistet Viola Avduli dhe Florentina Kolgeci u shprehën të vetëdijshme për forcën e kundërshtarit, por theksuan motivin e lartë të bashkëlojtareve për paraqitje të mirë.

“E kishim një ndeshje shumë të vështire kundër Ukrainës para disa ditësh. Tash do të takohemi me një ekip shumë të mirë e të re siç është Uellsi. Kemi bërë përgatitje shumë të mira duke u bazuar në kushtet të cilat i kemi dhe po përpiqemi të bëjmë më të mirën. Po përdorim çdo seancë stërvitore që të jemi ekip më i mirë dhe po e shfrytëzojmë çdo ndeshje që të përparojmë”, ka thënë Andersen.

“Normalisht se humbjet nuk i përjetojmë mirë por kur e dimë se e kemi një ndeshje tjetër të rëndësishme jemi munduar që humbjen nga Ukraina ta lëmë pas shpinës”, ka thënë Kolgeci.

“Ne e dimë se Uellsi është një kombëtare me nivel të lartë, por ne do të japim maksimumin dhe do të jemi shumë pozitive dhe në fushë do të dalim ta mbështesim njëra – tjetrën”, është shprehur Avduli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori