LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua jep parashikimin e tij për fituesin e duelit mes Mike Tyson dhe Jake Paul

Anthony Joshua jep parashikimin e tij për fituesin e duelit mes Mike Tyson dhe Jake Paul

Anthony Joshua e ka dhënë parashikimin e tij për duelin e shumëpritur mes ish-kampionit botëror të boksit, Mike Tyson dhe YouTuber-it Jake Paul.

Muajin e kaluar u konfirmua se Tyson do të shkojë kokë më kokë me Paul, i cili ka zgjeruar rekordin e tij profesional në 9-1 me një fitore në raundin e parë ndaj Ryan Bourland në Puerto Rico më datë 2 mars.

Ky event do të transmetohet ekskluzivisht ditën e shtunë në Netflix, ndërsa dueli do të zhvillohet në stadiumin AT&T që ka një kapacitet prej 80 mijë ulësesh.


Por, çfarë mendon Anthony Joshua për këtë duel? Në një intervistë për The Jonathan Ross Show, Joshua ka komentuar moshën e Tyson para se të bëjë parashikimin e tij.

Publikohen rregullat për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul
Lexo po ashtu Publikohen rregullat për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul

“Ai (Tyson) është më i vjetër tani. Do të lutem që ai ta përfundojë këtë duel në gjendje të mirë. Mendoj se Jake Paul do të fitojë për shkak të moshës, kjo është e vetmja gjë”, ka thënë Joshua fillimisht.

“Unë personalisht mendoj se boksi i influencerëve është shumë i mirë. Unë mendoj se të fortët e boksit, nuk e pëlqejnë këtë sepse mendojnë ‘Pse ata po tregojnë mungesë respekti ndaj sportit tonë?’’, u shpreh ai.

“Por, mendoj se ky person i sjell të gjithë njerëzit që shikojnë boks diçka që i konvenon që të gjithëve. Të gjithë ata që e përcjellin këtë duel ndihmojnë”, përfundoi Joshua./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori