LAJMI I FUNDIT:

Publikohen rregullat për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul

Publikohen rregullat për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul

Janë publikuar rregullat për përplasjen e Jake Paul me Mike Tyson në Arlington Texas më 20 korrik.

Paul dhe Tyson kanë njoftuar se do të luftojnë në Dallas në duelin që transmetohet drejtpërdrejt në Netflix në atë që po quhet ‘lufta më e madhe e shekullit të 21-të’.


Kjo shënon një rikthim të bujshëm në ring për Tyson, i cili do të jetë 58 vjeç kur të luftojë me 27-vjeçarin YouTuber të kthyer në boksier me nofkën “Fëmija Problem”.

Mike Tyson përfshihet në një moment të vështirë me sigurimin në Miami Open
Lexo po ashtu Mike Tyson përfshihet në një moment të vështirë me sigurimin në Miami Open

Lufta midis Paul dhe Tyson po mbahet në stadiumin AT&T me 80,000 vende në Teksas, i cili është shtëpia e ekipit të NFL Dallas Cowboys.

Disa detaje rreth luftës – të cilën të dy boksierët duan të sanksionohet si një meç profesionist – mbeten të paqarta, por rregullat janë publikuar.

Paul dhe Tyson do të veshin doreza boksi 16 ons në vend të dorezave tradicionale 10 ons që përdoren në luftimet profesionale.

Lëvizje të shpejta dhe goditje 'shkatërruese' - Jake Paul duhet të shqetësohet nga Mike Tyson
Lexo po ashtu Lëvizje të shpejta dhe goditje 'shkatërruese' - Jake Paul duhet të shqetësohet nga Mike Tyson

Raundet dy-minutëshe do të jenë në vend të raundeve të zakonshme treminutëshe dhe nuk do të ketë gjyqtarë zyrtarë në ring për të drejtuar ndeshjen.

E vetmja mënyrë se si Paul ose Iron Mike mund ta fitonin luftën do të ishte nëse do të kishte një nokaut atë natë.

Shumica e rregullave – përveç peshës së dorezës – janë të njëjta si kur Tyson u përball me Roy Jones Jr në një ndeshje ekspozite në nëntor 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori