LAJMI I FUNDIT:

Mike Tyson përfshihet në një moment të vështirë me sigurimin në Miami Open

Mike Tyson përfshihet në një moment të vështirë me sigurimin në Miami Open

Mike Tyson u pa teksa kishte një prëballlje me një roje sigurie teksa merrte pjesë në Miami Open.

Boksieri legjendar u rikthye në qendër të vëmendjes në fillim të këtij muaji me njoftimin se do të kthehet në ring për t’u përballur me Jake Paul këtë verë.


Tyson u tërhoq nga boksi profesionist në 2005 dhe nuk ka shkelur më në ring që kur ai zhvilloi një luftë ekspoze kundër Roy Jones Jr në 2020.

Tyson Fury nuk kursen asgjë kur bën parashikimin për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul
Lexo po ashtu Tyson Fury nuk kursen asgjë kur bën parashikimin për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul

‘Iron Mike’ do të jetë 58 vjeç kur të përballet me YouTuber-boksierin Paul në Arlington, Teksas më 20 korrik, rreth 31 vjet më i madh se kundërshtari i tij.

Shumë boksierë të profilit të lartë dhe yje MMA kanë kritikuar ndeshjen, duke përmendur shqetësimet për shëndetin dhe aftësinë e Tyson për të luftuar një kundërshtar shumë më të ri se ai.

Pavarësisht kësaj, ish-kampioni i botës në peshat e rënda është i zënë me përgatitjet për përballjen e pamundur. Kjo nuk do të thotë se ai nuk ka qenë në gjendje të kënaqet me pasionet e tij të tjera, duke përfshirë shikimin e tenisit.

Shqetësime për lëndime në tru para duelit me Jake Paul – reagon trajneri i Mike Tyson
Lexo po ashtu Shqetësime për lëndime në tru para duelit me Jake Paul – reagon trajneri i Mike Tyson

Epo, ky do të ishte rasti nëse do të lejohej të zinte vendin e tij. Të martën, u shfaqën pamjet e një roje sigurie në Miami Open që parandalonte Tysonin që të ulej vendin e tij.

Boksieri është një adhurues i madh i tenisit dhe gjithashtu ka lidhje familjare me këtë sport. Vajza e tij, Milan, ka luajtur tenis që në moshën trevjeçare dhe ka stërvitur me ish-trajneren e Serena Williams. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori