LAJMI I FUNDIT:

Perez po ia transferon Ancelottit dy lojtarë sensaconal në verë

Perez po ia transferon Ancelottit dy lojtarë sensaconal në verë

Real Madrid ka nisur punën për të siguruar nënshkrimet e Leny Yoro dhe Franco Mastantuono, siç raporton Marca.

Klubi i bardhë është i vendosur të përshpejtojë negociatat për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjet me mbrojtësin francez dhe mesfushorin argjentinas.


Interesimi i Real Madridit për të dy lojtarët i përgjigjet një strategjie për të rinovuar dhe forcuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm. Ndërsa pritet një verë e ngarkuar me nënshkrime të mundshme yje si Kylian Mbappe dhe Alphonso Davies, emrat e Yoro dhe Mastantuono zënë një vend të spikatur në agjendën e ekipit teknik madrilen.

Leny Yoro, qendërmbrojtësi francez nga Lille, duket se po i afrohet bashkimit me Real Madridin. Negociatat po ecin në mënyrë të favorshme dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, ka njoftuar klubin e bardhë se koha për të negociuar me Lille është afër.

Pavarësisht konkurrencës në mbrojtjen e Real Madridit, Yoro është i bindur për të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu, pasi ka spikatur si një zbulim në Ligue 1.

Nga ana e tij, Franco Mastantuono ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane falë talentit të tij si mesfushor sulmues te River Plate. Në moshën 16-vjeçare, argjentinasi i ri është vendosur tashmë në ekipin e parë dhe projeksioni i tij e bën atë objekt dëshire për disa skuadra.

Edhe pse ai ka një klauzolë prej 45 milionë euro në kontratën e tij me River Plate, Real Madridi ka treguar një interesim të fortë për të marrë shërbimet e tij.

Ardhja e Yoro dhe Mastantuono do të përfaqësonte një bast për të ardhmen e Real Madridit, duke përforcuar si mbrojtjen ashtu edhe mesfushën me premtime të reja që mund të shënojnë një epokë të re për skuadrën e bardhë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Serie A
Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Premier League
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Premier League
Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

La Liga
Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Super Liga
Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori