LAJMI I FUNDIT:

Përurohet reparti i pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës

Përurohet reparti i pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku edhe me Drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Elvir Azizin, bëri përurimin e Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Aty u mirëprit nga Ushtruesja e Detyrës së Drejtores së Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Laura Nushi, së bashku me Drejtorin e Repartit të Pediatrisë, Qenan Çabra dhe stafi shëndetësor. Së bashku vizituan ambientet e reja të repartit.


“Për funksionalizimin e tij janë shpenzuar rreth 1 milion euro, prej të cilave rreth gjysma e shumës është donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashi dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqësin Halil Kastrati”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Nga investimi i përgjithshëm diku rreth gjysma e investimit është për infrastrukturë dhe inventar, ndërkaq gjysma tjetër përafërsisht është për pajisjet moderne mjekësore.

Reparti ka 11 dhoma, dhomë për mjekim intensiv dhe 25 shtretër për hospitalizim. Reparti i vjetër kishte vetëm një dhomë me shtatë shtretër.

“Është kënaqësi dhe nder për mua si Kryeministër i Republikës së Kosovës, bashkë me ministrin tim të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizin, që te jemi sot këtu në Mitrovicë, me rastin e inaugurimit të Repartit të Pediatrisë i cili ka qenë i bllokuar që prej 8 vitesh me një projekt përkatës që më në fund u realizua siç është më së miri e më së mbari” tha kryeministri Kurti pas ceremonisë.

Ai tha shtoi se reparti do të ketë pajisje moderne mjekësore, të teknologjisë së fundit të cilat garantojnë kujdesin maksimal dhe mundësitë më të mira për shërim të plotë dhe të shpejtë pacientëve.

Objekti i ri, krahas infrastrukturës së re, do të ofrojë edhe shërbime të reja që përfshijnë shërbimin radiologjik dhe atë të spirometrisë, si dhe me aparaturën moderne do të mund të realizojë të gjitha analizat e nevojshme laboratorike për pacientët e këtij reparti.

Ushtruesja e Detyrës së Drejtores së Spitalit të Mitrovicës, Laura Nushi duke falënderuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia, u zotua që më funksionalizimin e pediatrisë si një zgjidhje e një nyje 8 vjeçare, fëmijët e Mitrovicës do të marrin shërbime shumë më cilësore me angazhim dhe përkushtim maksimal të personelit shëndetësor.

Kryeministri Kurti shoqërohej nga deputetët e LVV-së Armend Muja dhe Arjeta Fejza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori