LAJMI I FUNDIT:

Liverpoolit i refuzohet oferta prej 68 milionë eurosh për top yllin e Real Madridit

Liverpoolit i refuzohet oferta prej 68 milionë eurosh për top yllin e Real Madridit

Liverpooli ka marrë një goditje të madhe pasi raportohet se oferta e tyre prej 68 milionë eurosh për zëvendesuesin e mundshëm afatgjatë të Salah është refuzuar.

Për herë të parë në atë që duket si një përjetësi, ka shumë dyshime të ngritura tek Liverpooli pas njoftimit të Jurgen Klopp për largim pas përfundimit të sezonit aktual.


Salah është lidhur me një largim tash e sa kohë, por Liverpooli besohet se kishte refuzuar një ofertë shumë të madhe nga Arabia Saudite në verë, megjithatë, largimi i Kloppit duket se ka bërë që egjiptiani të vendos përfundimisht për largim nga Anglia.

Liverpooli do të duhet të tentojë të zëvendësojë sulmuesin dhe sipas Mundo Deportivos, ata kanë identifikuar yllin e Real Madridit, Rodrygo, si objektiv kryesor të afatit kalimtar.

Raporti madje pretendon se Liverpooli tashmë ka bërë ofertë për brazilianin, teksa më e larta kap shifrën e 80 milionë eurove. Sidoqoftë, kjo ofertë është refuzuar nga klubi spanjoll.

Real Madridi me shumë mundësi do të kërkojë më shumë para për Rodrygon, ndërsa mediumi në fjalë sugjeron se çmimi që po kërkon klubi madrilen është rreth 100-120 milionë euro.

23-vjeçari po shkëlqen këtë sezon për Real Madridin, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar pesë asistime në La Liga, ndërsa po ashtu ka kontribuar në pesë gola edhe në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Premier League
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

La Liga
Kalo në kategori