LAJMI I FUNDIT:

Ish-ushtarakët flasin për ndihmën e Kosovës me mjete ushtarake për Ukrainën

Ish-ushtarakët flasin për ndihmën e Kosovës me mjete ushtarake për Ukrainën

Lajmi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndihmojë me mjete ushtarake Ukrainën ka gëzuar shumë kë në vend.

Ish-ushtarakë vlerësojnë së është shumë i rëndësishëm që kjo ndihmë përçon te ndërkombëtarët, si ritheksim i rreshtimit euro-atlantik të Kosovës.


Ushtri në tranzicion, e çdo blerje e rëndësishme e armatimit për të bën diferencën, por FSK-ja, armë duket se ka edhe për të tjerët.

Kështu ngjan për shkak se ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se Kosova në pakon e dytë ndihmëse do t’i gjendet Ukrainës edhe ushtarakisht.

Predha mortajash, kamionë, automjete taktike dhe të blinduara pritet të dorëzohen gjatë javës së ardhshme.

Një ndihmë e tillë është lajm i jashtëzakonshëm për ish-kolonelin Afrim Veseli.

Kosova i dërgon mjete ushtarake Ukrainës
Lexo po ashtu Kosova i dërgon mjete ushtarake Ukrainës

“Sot 25 vite pas, një ushtri me kapacitete modeste si ajo e Kosovës ndan kapacitetet e saj logjistike për ta ndihmuar një popull dhe popujt për mbrojtje të lirisë dhe demokracisë në Evropë është një lajm i jashtëzakonshëm”, ka thënë koloneli Veseli, për RTVD.

Nga ana tjetër ish-koloneli Hysen Gecaj thotë se rëndësi në mesin e kësaj pako ndihme është mesazhi që ajo përçon.

“Në aspektin e ofrimit të mjeteve materiale është fazë e dytë, e cila poashtuu është e rëndësishme por me kapacitete më të limitueme. Por e rëndësishme është ana e porosisë dhe mesazhit politik që flet dhe tregon për orientimin euroatlantik të Kosovës”, u shpreh Gecaj.

Ministri Maqedonci një ditë më parë ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që u mbajt në Gjermani, ku në të bëhen bashkë ministra të Mbrojtjes dhe zyrtarë të lartë ushtarakë nga rreth 50 vende.

Aty diskutohet kriza në Ukrainë dhe koordinimi për ndihmë ndaj ukrainasve.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori