LAJMI I FUNDIT:

Punonjësi i kopshtit zoologjik në Afrikën e Jugut sulmohet nga krokodili gjigant, për pak sa nuk mbetet pa organin gjenital

Punonjësi i kopshtit zoologjik në Afrikën e Jugut sulmohet nga krokodili gjigant, për pak sa nuk mbetet pa organin gjenital

Një punonjës i një kopshti zoologjik në Afrikën e Jugut për pak sa nuk mbeti pa organin gjenital, kur krokodili gjigant iu vërsul dhe e kafshoi mes këmbëve.

Gjithçka ndodhi derisa punonjësi po e prekte me një shkop krokodilin që në fillim dukej i qetë, e në prapavijë kishte shumë vizitorë në kopshtin zoologjik në Durban, transmeton Telegrafi.


Krokodili i Nilit, reptili më i madh në botë me kafshimin më të fuqishëm – krejt befasisht i vërsulet punonjësit të cilin e kafshon në këmbë.

Të pranishmit mbetën të habitur derisa punonjësi i kopshtit bëri të pamundurën për t’i shpëtuar më të keqes. E krokodili me 64 dhëmbë, në një moment e lëshon dhe punonjësi largohet me shpejtësi nga ai.

Si pasojë e këtij sulmi ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë, dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Victoria për t’iu nënshtruar një intervenimi kirurgjik. /Telegrafi/