LAJMI I FUNDIT:

Musliu i reagon Stanos: Çfarë doni të shihni në raportin për sulmin terrorist në Banjskë, planet e Vuçiqit në formatin 4K?

Musliu i reagon Stanos: Çfarë doni të shihni në raportin për sulmin terrorist në Banjskë, planet e Vuçiqit në formatin 4K?

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian, për rastin eBanjskës.

Stano tha të hënën se qëndrimi i BE-së për sulmin në Banjksë mbetet i pandryshuar, por se po presin një raport përfundimtar zyrtar të hetimeve.


Musliu, duke ironizuar me deklaratën e Stanos tha se, “çfarë dëshironi të shihni në këtë raport për sulmin terrorist të Banjska? 3D duke lëvizur në një letër? Planet e Vuçiqit në formatin video 4K në gazetë?”

“Deklarata juaj shpjegon pse BE-ja është kaq e brishtë! Nuk ka nevojë për më shumë komente për ju”, shkroi Musiu në platformen sociale “X”.

Stano: Qëndrimi i BE-së për Banjskën mbetet i pandryshuar, po e presim raportin përfundimtar të hetimeve
Lexo po ashtu Stano: Qëndrimi i BE-së për Banjskën mbetet i pandryshuar, po e presim raportin përfundimtar të hetimeve

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian në vitin 2023, në të cilën shprehu shqetësimin për refuzimin e Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe ndikimin destabilizues të autoriteteve serbe në rajon.

Në rezolutë, ftohen Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së të marrin masa ndaj autoriteteve serbe nëse rezulton se kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës në shtator 2023 dhe në dhunën që shpërtheu në Kosovë në maj të atij vitit, “ose nëse autoritetet serbe refuzojnë të bashkëpunojnë plotësisht”.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për terroristin Milan Radoiçiq, i cili pati deklaruar se e kishte udhëhequr sulmin terrorist të 24 shtatorit./Telegrafi/