Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot nis fushatën për Komunikim dhe Sensibilizim për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) në Kosovë.
Fushata për Komunikim dhe Sensibilizim që fillon më 8 mars 2024 ka për qëllim gjithë-përfshirjen e Procesit të Regjistrimit të Popullsisë që fillon më 5 prill deri më 17 maj të këtij viti, ndërkaq lidhur me këtë ASK sot mban një konferencë për media.
“Regjistrimi i Popullsisë është një proces tejet voluminoz dhe kompleks që kërkon mbështetjen dhe përfshirjen e të gjithëve. Kjo konferencë mbledhë të gjithat palët e përfshira, si dhe palët e interesit që mund të kontribuojnë në këtë proces për ta lehtësuar punën në terren të Regjistrimit të Popullsisë”, thuhet më tej.
Ditë më parë Avni Kastrati, ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se janë gati për të filluar në prill regjistrimin e popullsisë.
Ai ka bërë të ditur se këtë herë do të regjistrohet edhe diaspora.
“…Po, jemi gati për regjistrimin e popullsisë. Po jo vetëm ne si statistika, sepse projekti përfshin edhe komunat, komisionin qendror, statistikat dhe qeverinë… të gjitha strukturat bartëse të projektit të regjistrimit jemi në linjë dhe besoj se nuk ka sfida para se të dalim në terren”, ishte shprehur ai.
Kastrati bëri të ditur se janë në fazën finale të përgatitjeve dhe nga 5 prilli deri më 17 maj do të jenë në terren, ku të gjitha ekonomitë familjare do të intervistohen përmes regjistruesve.
“…Për shkak të zhvillimit që ka ndodhur në Kosovë do të regjistrojë edhe popullsinë e cila është në kufi të Kosovës, përfshirë edhe veriun, popullsia rezidente, ajo që jeton aktualisht në Kosovë.
Ndërkaq, për shkak të ndryshimeve që ka pas në lëvizjet e popullsisë jashtë Kosovës ne kemi menduar me regjistru edhe diasporën”, kishte thënë ai, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, regjistrimi i diasporës do të realizohet përmes të afërmve që i kanë në Kosovë si dhe do të jetë edhe një sistem online, ku do të regjistrohen vet qytetarët që janë jashtë shtetit.
“Sistemi online ia mundëson secilit që ndihet si diasporë që të regjistrohet… do të jetë një aplikacion online”, tha ai, gjersa shtoi se një mundësi të tillë për diasporën nuk e kanë shumë shtete në rajon.
“Lokacioni ka qenë më shumë rurale, besohet se tash do të jetë më shumë urbane….sepse ka dyndje edhe brenda Kosovës…”, tha ai.
Sipas tij, në disa vende është rritur popullsia si në Fushë Kosova e Prishtinë, ndërkaq në disa vende tjera ka pasur rënie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë