LAJMI I FUNDIT:

SpaceX dhe NASA kanë nisur me sukses misionin Crew-8 drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor

SpaceX dhe NASA kanë nisur me sukses misionin Crew-8 drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor

SpaceX dhe NASA kanë nisur me sukses misionin e tyre të përbashkët Crew-8 nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Së bashku, NASA dhe SpaceX kanë nisur një ekuipazh prej katër vetash drejt ISS me anijen kozmike Dragon.


Kjo nisje ishte përpjekja e tretë e ekuipazhit, pasi dy herë më parë ishte anuluar shkaku i motit të keq, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Pjesë e ekuipazhit janë komandanti Matthew Dominick, piloti Michael Barrat, specialistja e misionit Jeanette Epps, dhe kozmonauti rus Roscosmos Alexander Grebenkin.

Përveç Barrat, për të gjithë të tjerët ky është misioni i parë.

Anija kozmike Dragon u lëshua nga raketa Falcon 9 e cila pas shkëputjes nga anija do të ulet në Stacionin e Forcave Hapësinore Cape Canaveral.

Bëhet e ditur se ekuipazhi do të kthehet në Tokë gjatë vjeshtës, duke kaluar kështu gjashtë muaj në ISS.

Në bordin e ISS i referuar shpesh si “laborator lundrues” ekuipazhi do të kryejë më shumë se 200 eksperimente shkencore si pjesë e misionit afatgjatë për të përgatitur njerëzimin për qëndrime afatgjata në hapësirë.

Disa nga eksperimentet përfshijnë marrjen e “qelizave staminale” në hapësirë për të studiuar efektet e tyre në sëmundjet degjenerative, si dhe ndikimin e mikrogravitetit dhe rrezeve ultravjollcë në bimë.

Gjithashtu, ekuipazhi do të eksperimentojë me pranga presioni në këmbë për të parë nëse ato do të lehtësojnë problemet shëndetësore. Por, pa gravitet, lëngjet trupore priren të zhvendosen lart në kokë, gjë që mund të shkaktojë probleme shëndetësore me presionin e syve dhe kokës.

Ndryshe, viti i kaluar ka qenë një vit mjaft i ngarkuar për SpaceX e cila ka realizuar pothuajse 100 misione. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin

Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin

Evropa
Kalo në kategori