LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron Bullgarinë për Ditën e saj Kombëtare: Jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh

Osmani uron Bullgarinë për Ditën e saj Kombëtare: Jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Bullgarinë për Ditën e saj Kombëtare.

Në një postim në profilin e saj në “X”, Osmani ka shpërndarë një fotografi me presidentin e Bullgarisë, ku ka uruar për ditën kombëtare të tyre.


“Si një partner i rëndësishëm i Kosovës, jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh dhe mes njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë duke u forcuar”, ka shkruar Osmani./Telegrafi/