LAJMI I FUNDIT:

Jamal Musiala refuzon rinovimin me Bayernin, alarmohen gjigantët evropianë

Jamal Musiala refuzon rinovimin me Bayernin, alarmohen gjigantët evropianë

Dy gjigantët e Ligës Premier, Liverpooli dhe Manchester City janë alarmuar pasi Jamal Musiala ka refuzuar të nënshkruaj një kontratë të re me Bayern Munichun.

“Qytetarët” dhe “Të Kuqtë” kanë qenë për një kohë të gjatë admirues të reprezentuesit gjerman dhe madje kanë dërguar skautë për të përcjellur atë nga afër.


Tani siç raporton Daily Star, bavarezët i kanë ofruar Musialas një kontratë të re sipas së cilës ai do të përfitonte 150 mijë euro në javë nga sezoni i ardhshëm, por besohet se lojtari e ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar një kontratë të re.

Kampioni në fuqi i Evropës dhe Anglisë është i vendosur për të arritur një marrëveshje për mesfushorin gjerman, por ata do të ballafaqohen me një konkurrencë të ashpër nga Liverpooli.

Përveç këtyre dy ekipeve, interesim për shërbimet e Musialas më herët kishte paraqitur edhe Chelsea.

Në fakt Musiala është një produkt i akademisë së Chelseat ndërsa këtë sezon është paraqitur me shifra të mira për Bayernin, duke shënuar nëntë gola në 28 paraqitje si dhe duke dhuruar katër asistime.

Musiala do të rikthehet përsëri në aksion të martën, aty ku Bayerni do të synojë që të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Lazios në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Goli i ardhshëm i Lewandowskit do ta detyrojë Barcelonën të paguajë miliona euro

Goli i ardhshëm i Lewandowskit do ta detyrojë Barcelonën të paguajë miliona euro

La Liga
Perezit i mungon vetëm një sukses te Real Madridi - synon ta realizojë në sezonin 2024/25

Perezit i mungon vetëm një sukses te Real Madridi - synon ta realizojë në sezonin 2024/25

La Liga
“Idiot, mos e bëj më këtë”, Nunez tregon kritikën e ashpër që ia ka dhënë Suarezi

“Idiot, mos e bëj më këtë”, Nunez tregon kritikën e ashpër që ia ka dhënë Suarezi

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori