Avokati Ardian Bajraktari, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit që rasti i vrasjes së Marigona Osmanit të kthehet në rigjykim, tha se kjo situatë shpërfaq nevojën për forcimin e mekanizmave të brendshëm, si brenda sistemit gjyqësor, ashtu edhe në atë prokurorial.
Bajraktari theksoi që niveli themelor (i gjyqësorit) mund të ketë rënë pre e presionit publik në përshpejtim të rasteve të tilla.
“Kjo shpërfaq nevojën dhe domosdoshmërinë për forcimin e mekanizmave të brendshëm, brenda për brenda sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial. S’besoj që ka mund të ketë pasur ndikim në këtë vendim, me aq sa kemi parë. Unë kam përshtypjen që niveli themelor mbase po bie pre e presionit publik, në drejtim të shpejtimit të rasteve të tilla. E si rezultat i kësaj, mund të vije deri tek shkeljet në të cilat hasin gjatë rrugës. Mbi bazën e asaj që kemi parë, janë dy mundësi. E para: që aspekti profesional lë për të dëshiruar shumë dhe, e dyta: mund të jenë ngutur si rezultat për ta kryer punën sa më shpejt. E në këtë drejtim, kur kombinohen këto dyja, atëherë vijmë në një situatë ku kemi aktgjykime të cilat janë evidentuar lëshime elementare”, deklaroi Bajraktari për tëvë1.
Madje, avokati tha se edhe kur është marrë vendimi i shkallës së parë, ka vërejtur që ka shpërputhje jashtëzakonisht të madhe.
“Sa i përket rigjykimit, shpresoj që Gjykata e Apelit t’i ketë identifikuar sa më qartë lëshimet që janë bërë në rastin e gjykimit, kështu për të mos pasur nevojë të kthehen në pikën zero”, potencoi tutje Bajraktari.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, lidhur me akuzat për vrasjen dhe dhunimin e Marigona Osmanit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore