LAJMI I FUNDIT:

Protestohet kundër vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit

Protestohet kundër vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka kthyer në rigjykim lëndën e vrasjes së Marigona Osmanit.

Protesta është mbajtur të mërkurën para Pallatit të Drejtësisë, pranë Gjykatës së Apelit.


Vrasja e Marigona Osmanit, Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Lexo po ashtu Vrasja e Marigona Osmanit, Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

“Sot u bëmë bashkë aktiviste e aktivistë dhe protestuam kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për ta kthyer rastin e vrasjes së Marigona Osmanit në pikën zero”, thuhet në njoftimin për media.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e vlerëson si të rrezikshme dhe shqetësuese “këtë praktikë të institucioneve që t’i neglizhojnë rastet e dhunës së gjinizuar dhe femicidit deri në pikën kur ato zvarriten nga gjykata në gjykatë, pa arritur drejtësinë”.

Babai i Marigona Osmanit reagon pas vendimit për rigjykim: Janë duke na shtyrë që ne ta marrim vetë ligjin në dorë
Lexo po ashtu Babai i Marigona Osmanit reagon pas vendimit për rigjykim: Janë duke na shtyrë që ne ta marrim vetë ligjin në dorë

“Këtë patriarkalitet dhe joseriozitet të gjykatave i cili po bëhet në kurrizin e grave, ne do ta luftojmë sot e çdo ditë dhe do i dalim krah njëra-tjetrës, gjallë a vdekur. Deri sa të ketë drejtësi për Marigonën. Deri sa të ketë drejtësi për çdo grua”, thuhet më tej.

Gjykata e Apelit javën e kaluar e ka kthyer çështjen në rigjykim ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, lidhur me akuzat për vrasjen dhe dhunimi e tani të ndjerës Marigona Osmani.

Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim. Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori