Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit, për çka ishin shpallur fajtorë Dardan Krivaqa, i dënuar me burg të përjetshëm dhe Arbër Sejdiu, i dënuar me 15 vjet heqje lirie.
Muhabi Osmani, babai i të ndjerës Marigona Osmani ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Apelit është vendimi më skandaloz që ka ndodhur në Kosovë, duke e ditur se vrasja e Marigonës ka qenë një ndër vrasjet më mizore mbas luftës në Kosovë.
Ai tha se nuk e ka pritur se çështja e vrasjes së Marigonës do të kthehet në rigjykim, duke shtuar se kjo drejtësi për të është drejtësi katastrofale dhe ky tmerr mund të ndodhë vetëm në Kosovë.
“Janë duke na shtyrë në një situatë që na ta marrim vetë ligjin në dorë gjë që nuk e kemi preferuar. Me këtë vendim për rigjykim po na lindin dyshimet që avokatët e të akuzuarve janë sekserë të njohur”, theksoi Osmani për rtk.
“Unë kam dyshime të mëdha, sepse Gjykata ka prova të mjaftueshme për të dy të akuzuarit të cilët janë të involvuar direkt në vrasjen e vajzës sime. Unë mendoj se ka implikacione të mëdha në Gjykatën Apelit, sepse janë dy familje të forta të cilët kanë njerëz ne polici edhe në drejtësi” shtoi babai i të ndjerës.
Në fund Osmani deklaroi se ka ende besim në drejtësi, por ritheksoi se me vendimin e fundit ai ka dyshime shumë të mëdha./rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrabandë me mbathje sportive, arrestohet një oficer doganor dhe një transportues mallrash

Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

Nënshkruhen marrëveshjet nga thirrja e dytë për komunat, me rreth 14 miliardë denarë do të financohen projektet infrastrukturore

Izmaku optimiste për marrëveshje me LVV-në: Limaj në krye të Kuvendit, epilogu pritet gjatë fundjavës

Hykmete Bajrami vendos flamurin e NOA-s në ulësen e Albin Kurtit

Dyshimet për spiunazh – arrestohet zyrtari policor në pikën kufitare "Dheu i Bardhë"

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë

Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën

Zyrtari i arrestuar për spiunazh, PREVENT: Nuk është rast i vetëm

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë