LAJMI I FUNDIT:

“U jepnin guxim dhe eufori”: Izraeli thotë se ka zbuluar tabletat që merrnin militantët e Hamasit

“U jepnin guxim dhe eufori”: Izraeli thotë se ka zbuluar tabletat që merrnin militantët e Hamasit

Qindra militantë të Hamasit u vranë apo u kapën të gjallë gjatë sulmit të 7 tetorit, kur vranë 1,200 izraelitë dhe rrëmbyen 240 të tjerë, sulm ky që nxiti luftën në Gazë.

Zyrtarët izraelitë i thanë korrespondentes së Zërit të Amerikës në Jerusalem, Linda Gradstein se shumë nga militantët kishin me vete tableta amfetamine “Captagon”, një stimulues që krijon një efekt të lartë euforie dhe guximi.

Një numër dëshmitarësh deklaruan se shumë nga militantët e Hamasit që kaluan kufirin nga Gaza në Izrael me 7 tetor dukeshin euforik.


Ata arritën të pushtojnë mbi 20 komunitete të vogla – duke vrarë 1,200 izraelitë dhe në disa raste duke i gjymtuar dhe dhunuar ata – dhe rrëmbyen 240 pengje.

Fotografia që preku shumë njerëz: Një nënë e vrarë nga Izraeli dhe “lamtumira e fundit” me djalin e saj
Lexo po ashtu Fotografia që preku shumë njerëz: Një nënë e vrarë nga Izraeli dhe “lamtumira e fundit” me djalin e saj

Zyrtarët izraelitë konfirmuan se shumë nga të armatosurit që u kapën ose u vranë kishin me vete tableta të substancës “Captagon”, një lloj narkotiku që njihet edhe si “kokaina e të varfërve” dhe “kimikati i guximit të ISIS-it”.

“Me vite ‘Captagon’-i ishte i përhapur tek pjesëtarët e Shtetit Islamik, sidomos në Irak dhe Siri, për shkak se u jepte atyre fuqi mbinjerëzore, përfshirë aftësinë të qëndronin zgjuar, të qetë, të përqendruar me ditë të tëra. Deri në një masë, ‘Captagon’-i eliminon frikën dhe urinë. Çmimin e ka të ulët; llogaritet se kushton diku mes një dhe pesë dollarë dhe kostoja e ulët mund të shpjegojë konsumimin e gjerë që kjo substancë ka në mesin e të rinjve në Lindjen e Mesme”, thotë Carmit Valensi nga Instituti për Studime të Sigurisë.

Shumë ekspertë narkotikësh izraelitë thonë se ‘Captagon’-i është përdorur shumë gjatë sulmit të Hamasit në tetor.

Dhe ndërkohë që zyrtarët thonë se tabletat janë gjetur tek autorët e sulmit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite nuk ka konfirmuar nëse militantët e Hamasit që janë kapur të gjallë kanë pranuar përdorimin e Captagonit, ose nëse kjo substancë është gjetur në analizat e gjakut të atyre që janë vrarë.

“E dimë që është gjetur ‘Captagon’. E dimë që është gjetur në sasi të mëdha. Dhe mund të supozojmë nga kjo se është përdorur gjerësisht nga terroristët e Hamasit për të dobësuar gjykimin e tyre moral, për të nxitur aktivitetin luftarak, për të nxitur eksitimin seksual, për të zvogëluar çfarëdo lloj kufizimi për të kryer krime”, thotë drejtori i Qendrës Mjekësore për Trajtimin Varësisë, Shaul Levran.

Por disa analistë izraelitë thonë se substanca “Captagon” nuk mund të fajësohet për krimet e Hamasit.

Kështu duket shtëpia e shkatërruar e ish-liderit palestinez Jaser Arafat në Gaza, e bombarduar nga Izraeli
Lexo po ashtu Kështu duket shtëpia e shkatërruar e ish-liderit palestinez Jaser Arafat në Gaza, e bombarduar nga Izraeli

Ata thonë se përgjegjësia për brutalitetin rrjedh nga indoktrinimi dhe dehumanizimi shumëvjeçar i hebrenjve.

“Amfetaminat nuk i shndërrojnë njerëzit në egërsira. Njësoj si të rinjtë që marrin amfetamina dhe vallëzojnë e bëjnë qejf tërë natën, nuk bëhen egërsira – terroristët nuk bëhen egërsira për shkak të amfetaminës”, thotë profesori i kriminalistikës në Universitetin Hebraik, Simon Perry.

Përdorimi i substancës “Captagon” nuk është problematik vetëm në kontekstin e sulmit të Hamasit kundër Izraelit. Është një produkt jashtëzakonisht fitimprurës, që prodhohet kryesisht në Siri dhe eksportohet në shtetet arabe të Lindjes së Mesme, shumë prej të cilave kanë shpallur përdorimin e saj si një urgjencë kombëtare e shëndetit publik.

“Captagon-i”, është tregëtuar në të kaluarën si ilaç psiko-stimules, por është ndaluar në shumicën e vendeve të botës. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori