LAJMI I FUNDIT:

Vulin kërcënon: Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe do t’i bashkohet Serbisë

Vulin kërcënon: Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe do t’i bashkohet Serbisë

Ish-drejtori i BIA-s serbe dhe njeriu që ndodhet në listën e zezë amerikane, Aleksandar Vulin, ka insistuar sërish se entiteti i Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Madje, themeluesi i Lëvizjes Socialiste tha se Republika Serbe do t’i bashkohet shumë shpejtë shtetit të Serbisë dhe se ky proces tashmë ka filluar.


Ai deklaroi se atë që fuqitë perëndimore ua lejuan shqiptarëve në Kosovë, nuk do të mund t’ua ndalojnë serbëve në Bosnje, raporton N1.

Vulin që është sanksionuar nga Uashingtoni, merr “Urdhrin e Miqësisë” nga Putini
Lexo po ashtu Vulin që është sanksionuar nga Uashingtoni, merr “Urdhrin e Miqësisë” nga Putini

“Procesi i bashkimit të serbëve ka filluar dhe nuk mund të ndalet”, tha ai.

Më pas, ai kujtoi periudhën e vitit 2008 dhe prezantoi pikëpamjet për ngjarjet e asaj kohe.

“Në vitin 2008, Serbia ishte në derën e paktit të NATO-s, nën kontrollin e plotë të BE-së dhe në marrëdhënie asnjëherë më të këqija me Rusinë dhe Kinën, dhe në këmbim mori privatizimin grabitqar dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vulin.

Ndryshe, Vulin edhe në të kaluarën ka bërë kërcënime të ngjashme dhe retorikë patriotike. /Telegrafi/