LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të painformuar lidhur me pretendimet për atentat ndaj Kryeministrit

Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të painformuar lidhur me pretendimet për atentat ndaj Kryeministrit

Gjatë ditës, Radiotelevizioni Publik i Kosov, duke u thirrur në burime të sigurisë, raportoi se ishte planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë kohës sa ai po qëndronte në Shkup.

Për këtë pretendim të atentatit ndaj Kryeministrit të vendit, nuk janë informuar as u.d. Kryeprokurori i shtetit Besim Kelmendi, e as Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj.


“Për momentin në Zyrën tonë nuk ka ndonjë veprim në lidhje me këtë lajm”, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”,  Kryeprokurori Besim Kelmendi.

“Jo nuk kam ndonjë informatë”, ka thënë në anën tjetër Kryeprokurori Isufaj.

Në bazë të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjeve të aplikueshme secili institucion ligjzbatues në Kosovë përfshi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës e kanë obligim për të informuar menjëherë dhe pa asnjë vonesë Prokurorin e Shtetit nëse udhëheqësit kryesorë shtetërorë janë subjekt i kërcënimit ose dyshimeve që rrezikojnë jetën e tyre.

Plani për atentat ndaj kryeministrit Kurti, ekspertët: Shqetësues për sigurinë e vendit
Lexo po ashtu Plani për atentat ndaj kryeministrit Kurti, ekspertët: Shqetësues për sigurinë e vendit

Për këtë plan për tentim atentat, ashtu siç është raportuar, gjatë ditës ka folur edhe vetë Kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se nuk është ndjerë i kërcënuar. Ndonëse, sipas tij ka pasur shumë kërcënime nga individë dhe struktura që i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar.

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. Por unë sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veç se kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me Partitë Socialdemokrate”, është shprehur Kryeministri Kurti.

Mediumi publik, pasditen e të shtunës, ka raportuar se institucionet e sigurisë kanë siguruar të dhëna se nga Serbia, ka përpjekje për vrasjen e Kurtit, derisa ai po qëndronte në Shkup pas mbledhjes së  Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, kanë mohuar se ka pasur një tentim për atentat të tillë dhe se siguria e Kryeministrit Kurti është organizuar sipas rregullave të përcaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori