LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër trajner ‘refuzon’ Barcelonën: Xavi është trajneri ideal për ta

Një tjetër trajner ‘refuzon’ Barcelonën: Xavi është trajneri ideal për ta

Trajneri i Real Sociedadit, Imanol Alguacil, ka qenë trajneri i fundit i cili ka distancuar veten nga spekulimet që e lidhnin atë për një kalim tek Barcelona.

Pasi Xavi Hernandez njoftoi vikendin e kaluar se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, ka pasur një sërë emrash të sugjeruar që mund të jenë pasardhës të tij në stolin e blaugranasve.

Njëri ndër ta ishte dhe Imanol Alguacil, i cili ka rënë në sy falë futbollit të bukur që po bën me Real Sociedadin në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.


Mikel Arteta i Arsenalit ishte ndoshta më i ashpër në mohimin e këtij lajmi, duke e quajtur atë të pakuptimtë, teksa Michel Sanchez i Gironas, Thiago Motta i Bolognas dhe Luis Enrique i Paris Saint-Germainit që të gjithë i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Para duelit të Sociedadit me Gironën, Alguacil u pyet për këtë pozitë, por kishte pak interesim.

“Nuk është një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjem. Ajo çfarë mund t’iu them është se Xavi është trajneri ideal për të trajnuar Barcelonën. Ata do ta kenë të vështirë të gjejnë dikë si ai. Të gjithë mbështetjen dhe respektin tim për atë se çfarë ka bërë dhe çfarë është duke bërë”, ka thënë Alguacil.

“Edhe një njeri i verbër mund ta shohë atë” – Xavi sulmon ashpër Real Madridin, thotë se ata po kanë ndikim tek gjyqtarët
Lexo po ashtu “Edhe një njeri i verbër mund ta shohë atë” – Xavi sulmon ashpër Real Madridin, thotë se ata po kanë ndikim tek gjyqtarët

Se kush mund të bëhet trajneri i ardhshëm i Barcelonës momentalisht është një ‘mister’, teksa vetëm trajneri i Barca Atletic, Rafael Marquez, i cili ka deklaruar një interesim.

Situata bëhet edhe më e vështirë kur marrim parasysh deklaratat e Xavit i cili flet se sa i pakënaqur është si trajner i Barcelonës, situata e vështirë financiare dhe presioni i jashtëzakonshëm nga mediat, fjalë këto të cilat mund të ndikojnë tek kandidatët potencial për zëvendësimin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Xhudo
Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ligat tjera
Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

La Liga
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Ylli i Real Madridit i

Ylli i Real Madridit i "bie pishman", nuk dëshiron të largohet këtë verë

La Liga
Andre Onanas i thuhet se mund të luajë në mesfushë pasi 'ia përfundoi karrierën' yllit të Arsenalit

Andre Onanas i thuhet se mund të luajë në mesfushë pasi 'ia përfundoi karrierën' yllit të Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori