LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, dëshmia e Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas dhe deklarata e Stoltenbergut për sigurinë në Kosovë – lajmet e javës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, dëshmia e Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas dhe deklarata e Stoltenbergut për sigurinë në Kosovë – lajmet e javës

Javën që po lëmë pas në fokus ishin aksionet e Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për mbylljen e katër komunave paralele të Serbisë që kanë operuar ilegalisht në fshatin Vranisht të Dragashit si dhe largimi i billbordeve në Zveçan me figurën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij të Rusisë, Vladimir Purtin.

Po gjatë javës sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.

Ndërkaq, të premten u publikua dëshmia e plotë e Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt.


Mbyllen katër komuna paralele në Vranisht të Dragashit

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi të premten njoftoi se në fshatin Vranisht të Dragashit kanë mbyllur katër komuna paralele të Serbisë, që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.

“Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon.

Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”, ka shkruar Krasniqi.

Sveçla: Sot janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë në Zveçan
Lexo po ashtu Sveçla: Sot janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë në Zveçan

Në këtë drejtim, edhe të enjten në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me imazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, atij rus, Vladimir Putin e imazhe tjera në to.

Lidhur me këtë ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla kishte thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

“… në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.

Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmia e plotë e Naim Murselit në polici

Naim Murseli ka thënë se ka qenë në dijeni se Granit Plava ishte personi që shtiu me armë zjarri për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademajn, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të shkuar.

Por, Murseli nuk e ka pohuar të ketë porositur vrasjen e saj, ndonëse e ka pranuar se është takuar me të dyshuarin për vrasje, Granit Plavën, në ditën kritike.

Dëshminë e plotë të Murselit për ngjarjen, dhënë hetuesve policorë më 1 dhjetor, e ka siguruar Paparaci. Murseli e ka pranuar se në ditën kritike është shoqëruar me Plavën. Thotë se atë ditë ia ka dhuruar Plavës paratë për blerjen e një arme.

“Në ditën kritike unë isha ne Gjakovë për pune personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do te takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion tek pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me veturën time Land Rover me targat 07-669-CM ngjyrë e zezë, ku së bashku jemi nisur në drejtim të restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjatë rrugës goma e veturës mu dëmtua dhe vazhduam për ta gjetur një gomister për ta rregulluar gomën, ku në afërsi të Dujakës hasëm në një autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi për ta rregulluar gomën”, ka rrëfyer Naim Murseli.

Vëllai i Liridona Ademajt reagon pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit: Nuk e komentojmë përmbajtjen
Lexo po ashtu Vëllai i Liridona Ademajt reagon pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit: Nuk e komentojmë përmbajtjen

“Personi i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava nëse është i interesuar për armë dhe ai i thotë ‘po vetëm dua ta shoh fillimisht’. Dhe i pëlqeu, por nuk kishte para me vete dhe mi kërkoj mua dhe unë ia dhashë 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u rregullua goma më telefonon bashkëshortja dhe më tregon se ka mbërrit në Prishtinë pa dijeninë time. Unë nisem në drejtim të Prishtinës së bashku me Granitin por gjatë rrugës Graniti më kërkoi ta dërgoja në fshatin Kralan ku kishte për të marrë një veturë. Dhe, ndaras kemi vazhduar për në Prishtinë, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri në afërsi të shtëpisë time, ku jemi barazuar me vetura dhe më ka thënë se unë tash e di çka bëj”, ka thënë ai.

Derisa ka rrëfyer momentin e vrasjes, ai ka deklaruar se ndonëse e ka ditur se vrasësi ishte Granit Plava, nuk e ka besuar “në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje”.

“Në afërsi të shtëpisë, Graniti doli i maskuar në rrugë me armë të drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam çuar duart lart dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çfarë të kërkon dhe në një moment unë kam hapur derën time, pastaj derën e fëmijëve duke i thënë edhe bashkëshortes të largohet nga vetura. Në momentin që jemi larguar disa metra, kam dëgjuar një krismë por pa e parë se çfarë ndodhi”, ka thënë Murseli.

Ai ka pohuar se së fundmi kishte pasur një problem familjar.

“Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolli ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen, mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty”, ka thënë Naim Murseli para hetuesve.

“Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi, mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur”, është shprehur ai.

Stoltenberg: Situata në Ballkan e brishtë, me potencial për tensione në Kosovë e Bosnje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një vizite në Mal të Zi ka deklaruar se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është ende shumë e brishtë.

​KFOR-i katërfishon prezencën në veri, Ulutas: NATO e palëkundur për stabilitetin në rajon
Lexo po ashtu ​KFOR-i katërfishon prezencën në veri, Ulutas: NATO e palëkundur për stabilitetin në rajon

Sipas tij, ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje – Hercegovinë, por siç theksoi Stoltenberg, NATO është e gatshme për të garantuar stabilitet në Kosovë, ashtu sikurse në Bosnje e Hercegovinë.

“Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë. Dhuna që ka shpërthyer në Kosovë ishte e papranueshme. Kjo ka bërë që NATO-ja menjëherë të angazhojë forca shtesë në Kosovë“, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka paralajmëruar se javën që vjen, Këshilli i Atlantikut të Veriut, trupi më i lartë politik i aleancës, do të vizitojë Bosnje – Hercegovinën, për të dëshmuar në këtë mënyrë edhe mbështetjen e parezervë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori