LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçare në Prizren

Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçare në Prizren
Foto: Ilustrim

Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Shaqir Bytyçi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

“Më datë 26.01.2024 rreth orës 05:20 është raportuar se në shtëpinë e saj, në rrugën ‘Tefik Çanga’ në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54-vjeçare. Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha ai.


Tutje, Bytyçi ka deklaruar se rasti hapet rast “Hetim I vdekjes”./Telegrafi/