LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: SHBA-të duan ta shohin Maqedoninë sa më shpejt në BE

Kovaçevski: SHBA-të duan ta shohin Maqedoninë sa më shpejt në BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski takimit të sotëm me ambasadoren amerikane në vend, Angela Aggeler, në profilin e tij shkrojti se SHBA-ja  don të shoh Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.

“U konfirmua edhe një herë mbështetja e fortë e SHBA-së për politikat tona evropiane. E vlerësojmë shumë dashamirësinë e miqve tanë amerikanë, të cilët në takimin e liderit kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor përsëritën mesazhin se do të vazhdojnë së bashku me ne në rrugën evropiane”, ka shkruar Kovaçevski.


Hapi ynë i radhës drejt integrimit evropian, siç tha Kovaçevski, është i shumëpritur dhe i përkrahur ndërkombëtarisht si kurrë më parë.

“Besoj se ky moment do të njihet nga forcat pro-evropiane të shoqërisë që do të mbrojnë vizionin e një shteti europian. Prapa këtij vizioni qëndron koncepti ynë për perspektivat evropiane dhe për një të ardhme të sigurt evropiane në kundërshtim me konceptin e pasigurisë dhe izolimit”, nënvizoi Kovaçevski pas takimit me ambasadoren amerikane Angela Aggeler. /Telergafi/