LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari serb pjesëmarrës në aksidentin në Tabanoc, raportohet se e ka goditur me makinë viktimën 49-vjeçare

Këngëtari serb pjesëmarrës në aksidentin në Tabanoc, raportohet se e ka goditur me makinë viktimën 49-vjeçare

Prokurori publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka kryer kontroll në vendin e aksidentit tragjik, në afërsi të vendkalimit kufitar Tabanoc, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve fillestare, përplasja mes dy veturave “Volkswagen Polo” me targa të Kumanovës dhe “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, është shkaktuar kur drejtuesi i njërës prej veturave ka hyrë në autostradë në drejtim të kundërt.


Një grua 49-vjeçare ka humbur jetën në aksidentin afër vendkalimit kufitar “Tabanoc”
Lexo po ashtu Një grua 49-vjeçare ka humbur jetën në aksidentin afër vendkalimit kufitar “Tabanoc”

Pas kësaj përplasje, pasagjerja nga vetura e Kumanovës ka dalë nga vetura dhe në atë moment një veturë “Opel Insignia” me targa serbe është përplasur me të. Gruaja ka pësuar lëndime të rënda nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në vend.

Është dhënë urdhër për autopsi të të vdekurës, si dhe për ekzaminimin e mostrave të gjakut dhe urinës së pjesëmarrësve të tjerë që aktualisht ndodhen në spital me lëndime të lehta. Janë grumbulluar gjurmë dhe prova materiale, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për përcaktimin e saktë të shkaqeve të aksidentit.

Raportohet se drejtues i makinës me targa serbe ka qenë këngëtari serb Gjorgje David. Në një prononcim për mediat serbe, Gjorge David sqaron se me veturën e ka goditur gruan që ka qenë në autostradë dhe pas përplasjes ka ikur.

Në deklaratën e parë pas aksidentit, Gjorge David konfirmon se ka goditur një këmbësor në autostradë.

Ai ka thënë se policia ka ardhur me shpejtësi për të hetuar aksidentin dhe se i janë bërë të gjitha ekzaminimet për të përcaktuar nëse ishte në gjendje të dehur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori