LAJMI I FUNDIT:

Superkupa e Kosovës, Ballkani – Prishtina: Deklaratat, orari, statistikat dhe gjithçka tjetër

Superkupa e Kosovës, Ballkani – Prishtina: Deklaratat, orari, statistikat dhe gjithçka tjetër

Të shtunën zhvillohet ndeshja finales e Superkupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës në Antalia të Turqisë.

Suharekasit vijnë në këtë ndeshje si fitues të titullit kampion, ndërsa Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës.


Ndeshja fillon në ora 11:00 dhe siç ndodh zakonisht në vitet e fundit, kur luajnë këto dy skuadrat, zhvillohet lojë e fortë

Armend Thaqi beson te Ballkani

Kapiteni i Ballkanit, Armend Thaqi, në një prononcim për Telegrafin ka folur rreth finales së Superkupës së Kosovës.

Thaqi ka besim të palëkundur dhe thotë se tani është koha që ta mposhtin Prishtinën dhe të marrin trofeun edhe pse ka respekt të madh për kundërshtarin.

“Është ndeshje finale dhe  çdo finale është ndeshje e rëndë e sidomos kundër Prishtinës që është skuadër që di si të sillet në ndeshjet finale. Kemi të bëjmë me një ndeshje që sjell trofe dhe dëshirojmë që ta fillojmë vitin mbare, pra me trofe”.

“Kemi ecuri jo të mirë kohët e fundit me Prishtinën, mirëpo i takojnë së kaluarës dhe tani po fillojmë një vit tjetër. Shpresojmë që ta fillojmë me këmbë të mbarë”, ka thënë Thaqi për Telegrafin.

Në fund, mbrojtësi i njohur ka thënë se përgatitjet në Turqi po ecin shumë mirë dhe me ritëm të lartë.

“Përgatitjet po shkojnë në mënyrën fantastike me një ritëm të lartë e kjo na  jep besim në paraqitje shumë të mirë nesër (e shtunë). Jemi në rrugë të mirë dhe shpresojmë që të ecë ndeshja nesër në favorin tonë”, ka thënë Thaqi.

Pefqeli: Prishtina luan për të fituar trofeun

Kapiteni i Prishtinës, Mërgim Pefqeli ka folur para ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës.

Perfqeli fillimisht ka folur për fazën përgatitore, duke thënë se është i lumtur që skuadra po kompletohet, duke nënvizuar që synimi është dalja në Evropë për Prishtinën.

“Ndodhemi në fazë përgatitore dhe si çdo skuadre tjetër edhe neve po na shërben që të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Fatmirësisht grupi i futbollistëve po kompletohet dalëngadalë pasi që të gjithë po rikthehen nga lëndimet dhe po shpresojmë shumë që këtë edicion, të paktën, të arrijmë objektivin minimal të skuadrës, daljen në Evropë”, ka thënë Pefqeli për faqen zyrtare të klubit.

Ai u ndal te ndeshja ndaj Ballkanit, duke thënë se Prishtina luan për trofe, sidomos kur i jepet mundësia në përballje të tilla.

“Ndërsa, përballja për Superkupë sigurisht për ne si ekip paraqet rëndësi të lartë, sepse si klub gjithmonë synojmë të gjitha trofetë e mundshëm dhe sidomos nëse na ofrohet mundësia për të luftuar për to”, deklaroi kapiteni i prishtinasve.

Statistikat dhe trofetë e fituar

Që nga mëvetësimi i futbollit tonë më vitin 1991, Prishtina ka fituar 29 trofe: 11 tituj kampioni, 8 Kupa të Republikës dhe 10 Superkupa.

Në anën tjetër Ballkani ka tre trofe të mëdhenj, 2 tituj kampioni dhe 1 Superkupë të Kosovës, ndërsa si klubi i trofeve ka marr hov vitet e fundit.

Prishtina dhe Ballkani deri më tani janë ndeshur vetëm në një finale të madhe, në kuadër të Kupës së Kosovës në vitin 2020, ku prishtinasit kishin triumfuar me rezultat 1-0.

Dy skuadrat, nga viti 1999, janë ndeshur në 29 përballje. Prishtina ka fituar 11 ndeshje, 8 janë mbyllur baras, ndërsa Ballkani ka 10 fitore. Goldallim është pozitiv për prishtinasit +11, 40:29.

Prishtina, kundrejt dy herë rresht kampionëve aktual, Ballkanit, nuk ka pësuar humbje në 6 ndeshjet e fundit, duke u ndarë pesë herë baras dhe një fitore në çerekfinalen e edicionit të kaluar të Kupës me golat e Ukës dhe Hamitit.

Kryeqytetasit, trofeun e fundit të Superkupës së vitit 2020 kanë fituar në Antalya, kundrejt Dritës (3-1) aty ku nesër në stadiumin “Merdan Palace” synon trofeun e 30-të në histori, ndërsa suharekasit që e fituan vitin e kaluar në përballje me Llapin këtë trofe, kërkon të katërtin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori