LAJMI I FUNDIT:

Benzema merr vendimin përfundimtar në lidhje me transferimin e mundshëm në Evropë

Benzema merr vendimin përfundimtar në lidhje me transferimin e mundshëm në Evropë

Karim Benzema thuhet se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij mes thashethemeve që e lidhin atë me një largim nga Arabia Saudite.

Në afatin kalimtar të verës, Benzema mori vendimin që të largohej nga gjiganti spanjoll i La Ligës, Real Madrid, për skuadrën e Arabisë Saudite, Al Ittihad.


Sulmuesi francez ishte një nga shumë lojtarët me emra të mëdhenj që la Evropën për kampionatin e Lindjes së Mesme.

Lojtarët që i bashkohen Benzemas në Superligën e Arabisë Saudite përfshijnë Roberto Firmino, N’Golo Kante, Riyad Mahrez, Aymeric Laporte dhe Marcelo Brozovic.

Intensifikohen zërat për rikthimin e Benzemas në Evropë, tre gjigantët vihen pas francezit
Lexo po ashtu Intensifikohen zërat për rikthimin e Benzemas në Evropë, tre gjigantët vihen pas francezit

Javën e kaluar, u raportua se skuadra e Ligës Premier, Manchester United po shqyrton një marrëveshje për të nënshkruar me Benzeman në huazim.

Përveç Unitedi, klubet londineze Chelsea dhe Arsenal, si dhe Interi gjithashtu janë lidhur me një lëvizje për fituesin e Topit të Artë 2022.

Tani, është raportuar se Benzema ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Benzema pritet të qëndrojë në Arabinë Saudite pavarësisht thashethemeve të fundit.

Është pohuar nga rrethi i lojtarit se 36-vjeçari ndihet mirë dhe do të qëndrojë me Al Ittihad. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Serie A
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori