LAJMI I FUNDIT:

Shkupi vazhdon te jetë në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë

Shkupi vazhdon te jetë në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë

Shkupi pasditen e sotme sërish renditet i dyti në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë dhe i gjashti në botë, sipas platformës “IQAir“, e cila monitoron ndotjen e ajrit në kohë reale.

Me një indeks të cilësisë së ajrit prej 162, ndotja e ajrit në Shkup aktualisht është e dëmshme për shëndetin, dhe ajri më i keq se kryeqyteti i Maqedonisë në botë është i regjistruar në Lahore në Pakistan, Nju Delhi dhe Kalkuta në Indi dhe Daka në Bangladesh.


Nga rajoni, kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, Sarajeva, e cila është në vendin e parë në Evropë dhe e pesta në botë, ishte gjithashtu në 10 pozitat e para më të këqija.

Ndotja në Shkup prej vitesh është problem për të gjithë banorët e tij, pra për çdo qeveri. E derisa çdo mëngjes Shkupi zgjohet në shoqërinë e pesë qyteteve më të ndotura në botë, institucionet kompetente janë ende në pritje të rregulloreve të reja që do të rregullojnë problemin e ndotjes.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, lidhur me të dhënat alarmante për ndotjen e ajrit të këtyre ditëve, sidomos në Shkup dhe në disa qytete të tjera, tha se kjo është kryesisht për shkak të ngrohjes joekologjike në ditët e ftohta të amvisërive të shumta, por edhe pjesërisht nga institucionet. Ai tha se për masat afatgjata Qeveria do t’i ndihmojë komunat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori