LAJMI I FUNDIT:

119 shoferë të sanksionuar në Shkup

119 shoferë të sanksionuar në Shkup

MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme (12.01.2024), SPB Shkup ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 119 masa, nga të cilat 16 sanksione për drejtim mjeti me shpejtësi të lejuar, 14 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 8 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 6 sanksione për përdorimin e celular gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për kalimin e sinjalit të mbyllur – dritë e kuqe.


Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /Telegrafi/