LAJMI I FUNDIT:

Burri rreh bashkëshorten dhe vajzën 13 vjeçare në Pogradec

Burri rreh bashkëshorten dhe vajzën 13 vjeçare në Pogradec

Një 39-vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe vajzën 13-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se bashkëshortja e autorit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.


Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin:

M., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 13-vjeçare dhe ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/