LAJMI I FUNDIT:

Asteroidi “i zhdukur” nuk do ta godasë Tokën në vitin 2024 – thotë NASA

Asteroidi “i zhdukur” nuk do ta godasë Tokën në vitin 2024 – thotë NASA

Asteroidi FT3 u zbulua për herë të parë në vitin 2007, përpara se të zhdukej në thellësi të universit e më mos të kthehej.

Gjatë viteve të fundit, astronomët janë përpjekur ta gjejnë përsëri duke e parashikuar rrugën orbitale të tij, mirëpo nuk patën sukses.


Por, edhe pse ajo kohë nuk ishte e mjaftueshme të përcaktonte rrugën specifike orbitale të asteroidit, u raportua se ka shansa të vogla që ai përsëri t’i afrohej Tokës.

Ndërsa datat e mundshme “të përplasjes” po afroheshin, zyrtarët amerikanë sqaruan se nuk ka asnjë kërcënim për goditje nga asteroidi, edhe pse ai ishte pjesë e listës së “armiqve publik” të NASA-s.

Shkëmbi hapësinor ende mbetet i pagjetur, gjë që është lajm i mirë sepse nëse do të afrohej me planetin, NASA do të ishte në dijeni.

Megjithatë, ekziston një shans 1 në 2700 që Bennu, një tjetër asteroid i vogël afër Tokës, të përplaset me planetin në vitin 2182, sipas NASA-s.

Ndryshe, Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës, mbledh mostra nga asteroidët, në përpjekje për të ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë sekretin e origjinës së jetës në Tokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani X që mund të revolucionarizojë luftën - ai do të pilotohet nga distanca, por nuk do të përdoret për fushëbeteja

Aeroplani X që mund të revolucionarizojë luftën - ai do të pilotohet nga distanca, por nuk do të përdoret për fushëbeteja

Botë
Macron kot udhëtojë 16 mijë kilometra, kaledonasit më të qartë se kurrë: Jemi gati të vdesim në barrikada

Macron kot udhëtojë 16 mijë kilometra, kaledonasit më të qartë se kurrë: Jemi gati të vdesim në barrikada

Amerika
Historia tragjike e një zhytësi që humbi në një shpellë të errët në Afrikë: Një mesazh prekës u gjet pranë trupit të tij

Historia tragjike e një zhytësi që humbi në një shpellë të errët në Afrikë: Një mesazh prekës u gjet pranë trupit të tij

Afrika
Ukrainasit dëmtojnë aeroplanët rusë

Ukrainasit dëmtojnë aeroplanët rusë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë

Evropa
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?

Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?

Botë
Kalo në kategori