LAJMI I FUNDIT:

Holanda, Arabia Saudite,…: Të tjera shtete dënojnë thirrjen e Izraelit për migrimin e detyruar të palestinezëve

Holanda, Arabia Saudite,…: Të tjera shtete dënojnë thirrjen e Izraelit për migrimin e detyruar të palestinezëve

Holanda tha se thirrjet e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministrit të Financave, Bezalel Smotrich për “migrimin vullnetar” të palestinezëve nga Rripi i Gazës janë “të papërgjegjshme”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Holanda refuzon çdo thirrje për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza ose zvogëlimin e territorit palestinez.

“Kjo nuk i përshtatet një zgjidhjeje të ardhshme me dy shtete, me një shtet palestinez ‘të zbatueshëm’ së bashku me një Izrael të sigurt”.


Ndërkohë të mërkurën, Arabia Saudite gjithashtu dënoi deklaratat dhe theksoi rëndësinë e përpjekjeve ndërkombëtare që Izraeli të mbahet përgjegjës.

Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi kanë kundërshtuar gjithashtu çdo masë izraelite për të dëbuar palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ndryshe, sekretari amerikan i shtetit është planifikuar të bëjë një vizitë tjetër në rajon, duke përfshirë një ndalesë në Izrael, të mërkurën, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve AFP.

Ky do të jetë turneu i tij i katërt në Lindjen e Mesme që kur shpërtheu lufta në Gaza, ndërsa SHBA-ja përpiqet të balancojë një varg aleancash arabe të zemëruara nga mbështetja e plotë e Uashingtonit ndaj Izraelit gjatë konfliktit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy të vdekur, disa të tjerë të plagosur - pamje që tregojnë momentin e të shtënave në një park në Rochester të Nju Jorkut

Dy të vdekur, disa të tjerë të plagosur - pamje që tregojnë momentin e të shtënave në një park në Rochester të Nju Jorkut

Amerika
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Botë
Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të

Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të "bashkohet në një union me Putinin"

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Zelensky viziton “vijën e parë të frontit në Kharkiv” – këto janë fjalët që ua tha ushtarëve të tij

Zelensky viziton “vijën e parë të frontit në Kharkiv” – këto janë fjalët që ua tha ushtarëve të tij

Botë
Gjermania zbulon paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën

Gjermania zbulon paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori