Danielle Waldman vallëzoi vallëzimin e fundit të jetës së saj pak para agimit të 7 tetorit, shkruan BBC.
Menjëherë pas kësaj, ajo dhe miqtë e saj duhej të vraponin për të shpëtuar jetën e tyre, por ata nuk arritën kurrë në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Momentet e saj të fundit u dokumentuan. Një video e shkurtër, e regjistruar në celular, është vetëm një pjesë e tmerrit që ka ndodhur.
Çfarë shihet në video?
24-vjeçarja ulet në ulësen e pasme të një veture me dy shoqe – fijet e flokëve të saj të gjata kaçurrela që i iknin nga kapuçi i saj gri.
Të tre vajzat janë të veshur ndryshe, shihet buzëqeshja jetëshkurtër, zërat e tyre dëgjohen dhe byzylykët e kaltër i mbanin nga festivali i muzikës Supernova.
Ato përpiqen të qëndrojnë të qeta, por po i sulmojnë. I dashuri i Danielle, Noam Shai është përpara, pas timonit.
“Doni që unë të ngas shumë, shumë shpejt”, e pyet dhe më pas shton: “Unë di ta bëj”.
“Pikërisht,” përgjigjet një pasagjere.
Një i ri me mjekër i ulur pranë Danielës përpiqet ta qetësojë.
“Do të jemi mirë”, thotë ai dhe më pas shton: “gjithçka është në rregull, apo jo?”
Më pas dëgjohet një pyetje nga ulësja e përparme: “Majtas apo djathtas?” Më pas video përfundon.
Pak minuta më vonë, anëtarë të armatosur të Hamasit e kanë goditur veturën me plumba. Noam, Danielle dhe miqtë e tyre u vranë – së bashku me gati 360 izraelitë të tjerë që kishin shkuar për të vallëzuar në një festival në shkretëtirën Negev, afër kufirit me Gazën.
Masakra më e madhe e hebrenjve që nga Holokausti
Pasagjeri u mor peng. Në kohën kur dielli perëndonte atë ditë, 1.200 izraelitë ishin vrarë – ose në festival ose në shtëpitë e tyre në kibucin afër kufirit. Kjo ishte humbja më e madhe e jetës hebreje në një ditë që nga Holokausti. Shumica dërrmuese ishin civilë.
Që atëherë, Izraeli ka filluar luftën në Gaza “për të çrrënjosur Hamasin”, e palestinezët janë vrarë si kundërpërgjigje, gati 18,000 prej tyre, sipas shifrave të fundit nga ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi. 7300 prej tyre janë fëmijë.
Në Gaza tani, si në Izrael pas 7 tetorit, prindërit varrosin fëmijët e tyre. Dhe për çdo prind, palestinez apo izraelit, humbja është e pariparueshme.
“Ishte vajzë e mrekullueshme, i donte njerëzit dhe kafshët”
Babai i Danielle Eyal foli me gazetarët e BBC në zyrën e tij të mbushur me art në Tel Aviv. Eyal ishte një gjigant teknologjik që themeloi prodhuesin izraelit të çipave Mellanox Technologies dhe e shiti atë për 6.8 miliardë dollarë në 2019.
Por tani ai është thjesht një baba, i rraskapitur nga pikëllimi, i privuar nga vajza e tij më e vogël.
“Ishte një vajzë e mrekullueshme”, thotë ai me një zë plot dashuri dhe trishtim.
“Asaj i pëlqente të vallëzonte. I donte kafshët dhe njerëzit. Ajo kishte shumë, shumë miq. I pëlqente snowboardi, vozitja e motoçikletave me Noamin”, shtoi ai.
Kur zbuloi se Danielle ishte zhdukur, ai u kthye me nxitim nga rruga për në Indonezi. Ai mori leje të zbriste në Izrael, edhe pse hapësira ajrore ishte e mbyllur.
Tre orë më vonë shkoi në kërkim të saj, duke gjurmuar vendndodhjen e orës së saj inteligjente. Ishte një udhëtim në fushëbetejë.
“Ishim afër përleshjes me shtatë terroristë, krijesa, quani si të doni”, tha ai.
“Ata vranë tre ose katër ushtarë. Pas kësaj morëm tre oficerë me një xhip dhe shkuam në jug”, theksoi babai i saj.
Gjeti një veturë të shpuar nga plumbat
E gjeti veturën e shpuar nga plumba, por nuk kishte asnjë shenjë të Danielës.
“Në veturë kishte shumë gjak. Shpresoja që ajo të mos ishte në veturë, se ishte e plagosur, se arriti të shpëtonte ose ishte marrë peng”, shtoi ai.
Trupi i saj u gjet dy ditë më vonë.
“Gjithçka që ajo preku ishte me një buzëqeshje. Ajo kurrë nuk bëri asnjë të keqe”, tha ai me lotë në sy.
“Asaj i pëlqente të bënte gjëra të mira, a ata e vranë atë pa asnjë arsye”, shtoi izraeliti.
Ai ende beson se palestinezët duhet të kenë një shtet…
Pavarësisht vrasjes brutale të vajzës së saj më të vogël, Eyal Waldman ende beson se palestinezët duhet të kenë një shtet – dhe së shpejti.
“Duhet të ndryshojmë lidershipin nga të dyja palët. Dhe pastaj shpresoj se në dy deri në katër vjet do të jemi në gjendje të arrijmë paqen dhe të ndërtojmë dy shtete dhe të jemi në gjendje të jetojmë pranë njëri-tjetrit”, thotë ai.
“Por para kësaj anëtarët e Hamasit duhet të vdesin”
Por para kësaj, ai dëshiron diçka tjetër. Kushdo që ishte përgjegjës, kushdo që ishte i lidhur me atë që ndodhi më 7 tetor 2023, të eliminohet.
“Ne do të kujdesemi për këtë”, thotë ai me vendosmëri.
“E dimë saktësisht se kush erdhi, kush përdhunoi, kush theri. Ne kemi video, kemi numrat e tyre celularë. Ne e dimë se kush janë ata. Ne mund t’i eliminojmë ata. Dhe unë mendoj se mund ta eliminojmë Hamasin”, thotë ai.
“Nuk pendohem që ndihmova palestinezët”
Ish-oficeri i ushtrisë izraelite di një ose dy gjëra për luftën. Ai shërbeu në njësinë elitare, Brigadën Golan.
Por ai gjithashtu di diçka për ndërtimin e urave midis komuniteteve. Në të kaluarën, ai hapi një qendër dizajni në Gaza, dhuroi 360 mijë dollarë për një spital atje, dhe krijoi vende pune për palestinezët në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.
A është penduar tani?
“Jo, aspak. Unë mendoj se ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë këtë vend vendin më të mirë për të jetuar. Dhe ne duhet të ndalojmë së vrari njëri-tjetrin dhe të gjejmë një mënyrë për të jetuar së bashku. Unë kam punuar për dy dekada e gjysmë duke u përpjekur për të arritur paqe”, tha ai pa nxitim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë