LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Jemi të shqetësuar për raportet se Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban

SHBA: Jemi të shqetësuar për raportet se Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban

SHBA është shqetësuar nga raportet se Izraeli përdori municione me fosfor të bardhë të furnizuar nga Amerika, në një sulm të tetorit në jug të Libanit.

“I kemi parë raportet. Sigurisht që jam i shqetësuar për këtë. Ne do të bëjmë pyetje për të mësuar më shumë”, u tha gazetarëve në aeroplanin presidencial Air Force One zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, transmeton Telegrafi.


Ai shtoi se fosfori i bardhë ka një “përdorim legjitim ushtarak”, për ndriçimin dhe krijimin e tymit për të fshehur lëvizjen.

“Natyrisht, sa herë që ne i japim sende si fosfori i bardhë një ushtrie tjetër, është me shpresën e plotë se ato do të përdoren në përputhje me ato qëllime legjitime dhe në përputhje me ligjin e konfliktit të armatosur”, tha ai.

Hamasi publikon pamje të reja nga luftimet kundër ushtrisë izraelite
Lexo po ashtu Hamasi publikon pamje të reja nga luftimet kundër ushtrisë izraelite

Fosfori i bardhë është një lëndë kimike e ngurtë që ndizet menjëherë pas kontaktit me oksigjenin. Ngjitet në sipërfaqe të tilla si lëkura dhe rrobat dhe mund të shkaktojë lëndime serioze. Kimikatet që mbeten në trup mund të dëmtojnë organet e brendshme dhe madje të shkaktojnë vdekje.

Raporti për përdorimin e fosforit të bardhë nga Izraeli në Liban u shfaq për herë të parë në The Washington Post, i cili tha se të paktën nëntë civilë u plagosën në incident.

Ata thonë se të paktën tre persona janë dërguar në spital me lëndime të shkaktuara nga fosfori i bardhë.

IDF-ja izraelite furnizon ushtarët e vet në Gazë, u hedh me parashutë mbi 7 mijë litra ujë
Lexo po ashtu IDF-ja izraelite furnizon ushtarët e vet në Gazë, u hedh me parashutë mbi 7 mijë litra ujë

Washington Post raportoi se gjeti mbetjet e tre predhave të artilerisë 155 mm të gjuajtura në fshatin Dheira në jug të Libanit. Është shtuar se të paktën katër shtëpi janë djegur.

Amnesty International i tha gazetës se incidenti duhet të hetohet si një krim lufte, ndërsa drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch tha se raporti duhet marrë mjaft seriozisht për të “rivlerësuar ndihmën ushtarake të SHBA-së për Izraelin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori