LAJMI I FUNDIT:

Zelensky do të vizitojë të martën Shtëpinë e Bardhë ndërsa paketa e ndihmave “ka ngecur” në Kongres

Zelensky do të vizitojë të martën Shtëpinë e Bardhë ndërsa paketa e ndihmave “ka ngecur” në Kongres

Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të martën, ndërsa administrata amerikane rrit presionin ndaj Kongresit për të ofruar miliarda të tjera ndihmë për Kievin në luftën e tij me Rusinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vizita ka për qëllim “të nënvizojë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë veten kundër pushtimit brutal të Rusisë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të dielën.

“Ndërsa Rusia shton sulmet e saj me raketa dhe dron kundër Ukrainës, udhëheqësit do të diskutojnë nevojat urgjente të Ukrainës dhe rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në këtë moment kritik”.


Zyra e Zelensky konfirmoi gjithashtu se ai kishte pranuar ftesën e Biden.

Atij gjithashtu i është kërkuar të flasë në një takim të të gjithë senatorëve.

Biden i ka kërkuar Kongresit një paketë prej 110 miliardë dollarësh të financimit të kohës së luftës për Ukrainën (61.4 miliardë dollarë) dhe Izraelin, së bashku me prioritetet e tjera të sigurisë kombëtare.

Por kërkesa përfshihet në një debat mbi politikën e emigracionit dhe sigurinë kufitare të SHBA-së.

Zelensky udhëtoi për në Buenos Aires për të qenë pjesëmarrës në betimin të dielën të presidentit të ri të Argjentinës, Javier Milei.

Udhëheqësi ukrainas ishte planifikuar t’u drejtohej senatorëve amerikanë me video javën e kaluar, por duhej ta anulonte paraqitjen, sipas udhëheqësit të shumicës në Senat, Chuck Schumer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori