LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e dobëta në PISA, mësimdhënësja: Nxënësit e shkollës së mesme i kemi të nivelit të klasës së katërt fillore

Rezultatet e dobëta në PISA, mësimdhënësja: Nxënësit e shkollës së mesme i kemi të nivelit të klasës së katërt fillore

Kosova ka shënuar rënie në renditjen e testit PISA, që mat aftësitë e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë.

Rezultatet u vlerësuan të pritshme, por shqetësuese.


Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia la fajin pandemisë dhe ndërrimit të shpeshtë të qeverisë.

Mësimdhënësja e matematikës, Zoja Konjufca thotë se infrastruktura mësimore mund të ketë një rol në rezultatet e dobëta të nxënësve, por sipas saj problemi qëndron te motivi i nxënësve dhe mësimdhënësve.

Kosova pothuajse "në fund të pusit", publikohen rezultatet e testit PISA
Lexo po ashtu Kosova pothuajse "në fund të pusit", publikohen rezultatet e testit PISA

“Pjesa më e mirë e arsimit është nga klasa e parë deri në të pestën. Aty mësueset kanë një konkurrencë mes vete. Nxënësit kur vijnë në shkollë të mesme, shumica kanë mbetur aty me njohuri. Pra shumicën e nxënësve të shkollës së mesme i kemi të nivelit të klasës së katërt fillore. Ne nuk mund t’ua përsërisim klasën 90% të nxënësve”, deklaroi ajo në RTV Dukagjini.

Ajo thotë se është shumë e vështirë të punohet me nxënësit në ditët e sotme.

Sipas saj materiali që duhet të punohet me ta duhet të jetë i nivelit shumë më të ulët.

Mësimdhënësja shkon edhe më tutje duke thënë se ka nxënës që edhe emrin e vet nuk dinë ta shkruajnë.

“Kam shumë nxënës, që kur mi dorëzojnë testet, emrin e vet e shkruajnë gabim, një shkronjë iu mungon”, ka deklaruar ndër të tjera mësimdhënësja Zoja Konjufca./Telegrafi/