LAJMI I FUNDIT:

“Kam pasur marrëveshje me Real Madridin, Guardiola më donte te Barcelona”, Pirlo zbulon disa të pathëna

“Kam pasur marrëveshje me Real Madridin, Guardiola më donte te Barcelona”, Pirlo zbulon disa të pathëna

Legjenda e Italisë, Andrea Pirlo ka zbuluar se kishte nënshkruar një kontratë me Real Madridin në vitin 2006 pas skandalit Calciopoli, ndërsa Pep Guardiola e thirri atë në Barcelonë disa vite më vonë.

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit konfirmoi në një intervistë për Radio Serie A se kishte nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Los Blancos në vitin 2006, disa javë pasi u bë kampion i Kupës së Botës me Italinë.

“Kupa e Botës sapo kishte përfunduar dhe kishte gjithë rrëmujën e Calciopolit. Kishte një shans që Milani të luante në Serie B dhe Fabio Capello ishte transferuar te Real Madrid. Unë kisha folur me të dhe me drejtorët dhe ne patëm një marrëveshje”, ka zbuluar fillimisht Pirlo.


“Kur mbërrita për parasezonin e Milanit, ata na thanë se do të luanim në Serie A me një zbritje pikë, nuk isha i sigurt sepse kisha vendosur të shkoja atje [Real Madrid], por duke u kthyer në Milanello takova Adriano Gallianin dhe agjentin tim dhe ne ramë dakord për të vazhduar aventurën”.

“Galliani e hodhi kontratën në tavolinë dhe na tha të vendosnim shifrat, pas disa ditësh e firmosëm”.

Nuk ishte hera e vetme që Pirlo mund të transferohej në Spanjë pasi Barcelona gjithashtu u përpoq ta nënshkruante atë disa vite më vonë.

Milani i Pirlos po luante kundër katalanasve në Trofeo Gamper në vitin 2010 dhe kuqezinjtë ishin në bisedime për të nënshkruar me Zlatan Ibrahimovic nga Barça.

Pirlo zbuloi se ai foli me Pep Guardiolën brenda zyrës së tij pas ndeshjes.

“Kishte një shans që Milani të nënshkruante me Ibrën dhe Guardiola pyeti nëse isha në dispozicion për t’iu bashkuar tij te Barcelona. Ne folëm për një kohë në zyrën e tij, por më pas erdhi Ibra dhe qëndrova gjithashtu në Milano”.

“Guardiola më tha se do të donte të më kishte atje. Ai më njihte sepse kishte luajtur në Brescia edhe pse nuk kishim luajtur bashkë. Unë isha shumë krenar që u ula në zyrën e tij dhe më thirri, edhe nëse asgjë nuk ndodhi në fund”.

Nëse Pirlo do të kalonte Camp Nou, katalanasit do të luanin me Xavi, Andres Iniesta dhe Pirlon në mes të fushës.

“Do të ishte mjaft teknike, ishte edhe Sergio Busquets. Do të kishte qenë një përvojë e bukur, por në fund, isha në Milan me shumë kampionë të tjerë, kështu që isha i lumtur”, përfundoi italiani.

Ish-reprezentuesi italian u largua përfundimisht nga Milani në fund të kontratës së tij në vitin 2011, duke iu bashkuar Juventusit të Antonio Contes. Ai kaloi katër vjet në Torino, duke shënuar 19 gola në 164 ndeshje me Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori