Zyrtarët e lartë në Kombet e Bashkuara po paralajmërojnë për një situatë “apokaliptike” në Gazën e shkatërruar nga lufta, ku “nuk ka vend të sigurt për të shkuar” për civilët, pasi lufta e Izraelit me Hamasin po përhapet në jug, ku shumë prej tyre kishin kërkuar më parë strehim.
“Sa herë që mendojmë se gjërat nuk mund të bëhen më apokaliptike në Gaza, ato ndodhin”, ka thënë Martin Griffiths, zyrtari më i lartë i ndihmës emergjente të OKB-së, në një deklaratë të hënën, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
“Njerëzit janë urdhëruar të lëvizin përsëri,… të detyruar të bëjnë një zgjedhje tjetër të vështirë, pas tjetrës”, tha ai.
“Një mospërfillje e tillë flagrante për njerëzimin duhet të ndalet”, shtoi ai.
Ndërkohë, numri i civilëve që po vriten në Gaza “po rritet me shpejtësi”, tha kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA).
Të paktën 15,899 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, duke përfshirë më shumë se 375 në 24 orët e mëparshme, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Ndryshe, Izraeli ka intensifikuar bombardimet e tij ajrore në jug të Gazës në ndjekje të grupit militant palestinez Hamas dhe tha gjatë fundjavës se do të zgjerojë operacionet tokësore në të gjithë territorin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga debati me Trumpin te kritikat për moshën, Biden deklarohet për performancën e tij
OBSH: Pluhuri i talkut dyshohet se shkakton kancer tek gratë
Vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në SHBA
Tajvani raporton rritje të aktiviteteve ushtarake kineze pranë territorit të tij
Shefi i marinës së Ukrainës thotë se Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi
Kryeministri i ri britanik njofton ndryshimin e parë në politikën e vendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën
"Kam luajtur i dëmtuar, nuk guxoja të gjuaja" - Xhaka zbulon pas ndeshjes problemet me muskujt