Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademit, e cila dyshohet se u privua nga jeta me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.
Miftaraj në reagimin e tij ka thënë se “nuk mjaftojnë lotët e krokodilit sa herë që ndodh një vrasje e një gruaje”.
Sipas tij, fatkeqësisht reagimet në masë kur ndodhin vrasje të grave zgjasin dy deri tre ditë, pastaj kalojnë në harresë deri në rastin e radhës.
“Edhe reagimi është selektiv varësisht se cila është viktima. Rasti Domazeti në rajonin e Prizrenit një grua e moshuar që u ngritën dyshime se u vra ne fillim viti nga ana e kunatës dhe nipit, kryesisht për shkak të neglizhencës së institucioneve dhe mos zbatimit të protokolleve në rastet e dhunës në familje, nuk pati vëmendjen e duhur të publikut e as të organizatave që merren me të drejtat e grave”, ka shkruar ai në Facebook.
Miftaraj tutje ka përmendur edhe rastin e Hamide Magashit, e cila u vra në oborrin e QKUK-së.
“Në një kronikë të KTV para dy ose tre ditëve, lidhur me këtë rast, Ministria e Drejtësisë as qe e mori mundin të jap prononcim ose ktheje përgjigje për KTV, edhe pse vet Ministrja e Drejtësisë është Koordinatore Nacionale kundër dhunës në familje”.
“Para disa muajve u vra një shtetase e Argjentinës nga burri i saj në një hotel në Fushë Kosovë, duke u përmbyllur me rastin e fundit ky kryesi i këtij krimi është një qytetar i cili si duket formimin dhe edukimin e ka marr ne një shtet skandinav, si Suedia”.
Ai ka shtuar se krejt këto zakonisht po ndodhin në ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje.
“E fatkeqësisht këto aktivitete gjate 16 ditëve viteve te fundit nuk po përkthehen ne siguri dhe pavarësi financiare dhe ekonomike për gratë qe janë subjekt i dhunës ne familjes, kërkese për llogaridhënie dhe përgjegjësi për fenomenin, por me shume si kampanja për rehabilitimin e dështimeve te institucioneve publike”.
“Edhe pse kemi pas dyshimet nëse ne Kosove ka Femicid, rastet dhe fenomenet e vrasjes se grave nga burrat ne tre vitet e fundit, po dëshmojnë se këto vrasje duhet trajtuar me shume seriozitet si FEMICID. Kërkesa për transparencë dhe llogaridhënie ne këto raste nuk duhet te këtë kompromis”, ka përfunduar Miftaraj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker